Berisha: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme paqësore për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme paqësore për t’i treguar vendin këtij regjimi

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme paqësore për t’i treguar vendin këtij regjimi.

Berisha: Të gjitha këto me këtë qeveri janë të pashpresa sepse Edi Rama faktoi se për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut, është i aftë të bllokojë përfundimisht drejtësinë, dhe të miratojë ligje dhe praktika me të cilat përligj vjedhjen nga ai, rrethi i tij familjar dhe ministrat e tij.

Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim, i cili de facto, me shpejtësi të rrufeshme, po izolon Shqipërinë.

Janë në katër mbledhje të Këshillit të Ambasadorëve dhe Zyrtarëve të lartë në Bruksel, në të cilat raporti për standardet dhe luftën kundër korrupsionit i Shqipërisë mbetet në klasë për shkak të Lubi Ballukut dhe të AKSHI-t si kopshti privat i Edi Ramës.

Këto janë vetëm masat ndëshkimore fillestare.

Masa të tjera ndëshkimore ndaj Shqipërisë do të vijnë dhe që të gjitha për faktin se Edi Rama dëshmoi se kur është puna për vjedhjet e tij, për korrupsionin e tij dhe të lidhur me të dhe të familjarëve të tij, ai nuk njeh ligj, Kushtetutë, as dhe rregull.

Ndaj dhe me këtë rast u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, me datën 17 prill është dita e tyre, është ora e tyre.

Të mblidhemi në Tiranë në kryengritjen më të fuqishme paqësore për t’i treguar vendin këtij regjimi antishqiptar, këtij regjimi që po vjedh shqiptarët sa asnjë qeveri tjetër në histori.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :