Berisha: Ftoj shqiptarët me 17 prill të flasin për veten e tyre dhe për të ardhmen e tyre në Europë

 

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi shqiptarët që me 17 prill të flasin për veten e tyre dhe për të ardhmen e tyre në Europë!
Berisha: Siç e shihni pra, në pamje të parë për Lubi Ballukun, mbyll dyert e Europës, në fakt e ka për veten e tij pasi në dosjet e Lubisë, në çdo dosje të saj, hajdut i parë është Edi Rama, urdhërdhënës është Edi Rama.
Por kështu me AKSHI-n është faktuar kështu katërcipërisht se Agasi i AKSHI-t është Rama, se Mirlinda e AKSHI-t është Linda Rama, se strumbullari i pengmarrjeve është Armand Frangu për paratë e familjes Rama.
Pra, bëra sot këtë shpjegim se në një kohë kur në mënyrë absolute luhet me fatet evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve, luhet shumë keq me këto fate, mediat e vendit, të kontrolluara nga qeveria, nga mëngjesi në darkë, marrin ushqimin toksik nga zyrat e qeverisë, propagandën toksike për të mashtruar qytetarët shqiptarë dhe për t’ua fshehur këto të vërteta.
Tmerrësisht e dhimbshme.
Unë paralajmërova para jush disa ditë më parë se po bëhet gjithçka për ta varrosur çështjen Balluku, de facto çështjen Rama.
Por asnjë njeri nuk duhet të harrojë se ajo çështje është çështje jetike e të ardhmes së shqiptarëve.
E integrimit të tyre në BE.
Çdo kthim mbrapa në aparencë është çështja Balluku, në fakt është dosja Rama që qëndron në çdo faqe të çështjes Balluku.
Ndaj dhe jam këtu për të qëndruar për interesin më të mirë të shqiptarëve, interesin evropian të tyre.
Jam këtu për t’u bërë thirrje shqiptarëve të marrim në dorë fatin tonë, fatin e Shqipërisë.
Të mos lejojmë që akte vjedhjesh të tmerrshme të taksave të shqiptarëve dhe pasurive publike nga anëtarët e organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të na mbyllin ne dyer e të ardhmes evropiane dhe të vazhdojmë të shpërbëhemi si komb siç po shpërbëhemi tani.
Edhe njëherë, BE foli. Nuk mbyllet asnjë kapitull pa votimin e IBAR, dhe IBAR nuk votohet pa arritur standardet e kërkuara.
Bllokimi i IBAR do të thotë bllokim i mbylljes të çdo kapitulli.
Dhe kjo po vjen kryekëput nga bllokimi që i bëri Edi Rama arrestimit të Lubi Ballukut për të mbrojtur veten e tij.
Ftoj shqiptarët me 17 prill të flasin për veten e tyre, për të ardhmen e tyre në Europë!

Share it :