Berisha: Edi Rama ka lobuar te racistët në BE që ta stigmatizojnë korrupsionin dhe ta paraqesin si problem kulturor të shqiptarëve!
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama ka lobuar te racistët në BE që ta stigmatizojnë korrupsionin dhe ta paraqesin si problem kulturor të shqiptarëve!
Fatos Doçi: Përshëndetje Doktor, pyetja ime për ju është, përse nuk ngujoheni ose brenda në parlament ose çadrat para parlamentit ose kryeministrisë? Me protesta nuk po arrijmë asgjë, thjesht po i japim kohë Horrit dhe Lubisë të rregullojnë zullumet!
Sali Berisha: Të falënderoj për pyetjen dhe sugjerimet e drejta që bën. Me protesta të garantoj se kemi arritur shumë. Nuk kemi arritur qëllimin për largimin e tij, por kemi shndërruar në një çështje botërore, çështjen e korrupsionit Rama-Balluku, dhe kjo është një arritje e madhe Fatos.
Ju jeni dëshmitarë se si, para vendimit famëzi të Edi Ramës, me 83 thikat e krimit në parlament, për të mbrojtur Balluku, reaguan jo vetëm një, por disa nga vendet kryesore të BE-së.
Përveç kësaj, janë një seri dokumentash ndërkombëtare në të cilat Edi Rama stigmatizohet si autori i narkoshtetit të parë dhe si mbrojtës kryesor i korrupsionit.
Pra, imagjino pak Fatos sikur të mos kishim dalë ne në protesta, a nuk do të ishte kjo një argument për ato racistë që siç i dëgjove dhe ju, të lobuar dhe të paguar nga Edi Rama duhet të paraqesin korrupsion si një fenomen të geneve të shqiptarëve.
Unë e kuptoj se, protesta nuk kanë realizuar atë që protestat nuk kanë realizuar atë që do të doje ti, dhe shumica e shqiptarëve në maksimum, por asnjëherë mos harron se protestat kanë mbrojtur, nderin, dinjitetin, timin, tuajin dhe të çdo shqiptari. Dhe protestat kanë vendosur në bangon e akuzës publike ndërkombëtare, Edi Ramën kreun e organizatës kriminale dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate.
Ju dhe vetë e parë, por e rikthesoj përsëri se çfarë lobimi antishqiptar bën ky njeri, sa që tenton të bindë të tjerët sa nuk është faji i qeveritarëve që vjedhin, por është faji i shqiptarëve që pranojnë vjedhjen, se e kanë kulturë të tyre, e kanë gen të tyre, gjë e cila është absolutisht racizëm i pastër, antishqiptar dhe i pavërtetë.
Pra, ne me protesta ja dolëm të realizojmë, të përfaqësojmë me dinjitet kombin dhe vendin tonë.
Natyrisht diversifikimi i tyre është i domosdoshëm.
Por Fatos dua të bëj me këtë rast një sqarim, lidhur me shprehjen time, kilometri i fundit.
E kam thënë me bindje të plotë dhe e them përsëri se jemi në kilometrin e fundit. Cili ka qenë dhe cili është kuptimi i kësaj fraze, apo këtij koncepti.
Kuptimi është ky që vijon: Ne si opozitë në vitin 2021 ishim parashikuar nga Lulzim Brava dhe jo vetëm nga Lulzim Brava, por dhe nga të tjerë të ishim simotër e PS-së në qeveri. Kjo është e vërteta, unë e kam publike prej kohësh këtë propozim, çka do ishte drama më e madhe për këtë vend.
Pasi kjo nuk realizua, u kalua në një seri masash të tjera, nga Edi Rama armik i egër i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por dhe mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, armike e egër e demokracisë shqiptare por dhe e kombit shqiptar, e cila kishte te PD një kundërshtare të paepur të projekteve të tij antishqiptare, qoftë në ndryshimin e kufijve dhe copëtimin e Kosovës, qoftë në Ballkanin e Hapur, qoftë në denoncimin e organizatave kriminale të ekstremit të majtë, të spronsorizuara prej tij në Shqipëri.
Pra kjo ishte një betejë që ne duhej ta bënim dhe ne e bëmë këtë betejë.
Në këtë betejë siç e di ti, u mor logoja dhe flamuri i partisë, u morë simbolet e saj nga gjykatës puthadorë, armiq të pluralizmit nën ndikimin direkt të Ramës dhe faktorëve Sorosianë në administratën e presidenti Joe Biden.
Por përsëri ne ia dolëm, të rikthejmë me veprimet tona, ne ja dolëm.
Prap kishim kilometra për të bërë sepse, për fat të keq, në vitin 2021, kur zgjedhjet u faktuan farsë dhe unë e kam thënë që të pasnesërmen e tyre, në shkrimin tim, ‘Vota vdiq pa hyrë në kuti’, ish kryetari në vend që të mbronte votën e qytetarëve, ai sulmoi Sali Berishën së bashku me Edi Ramën dhe vraponte drejt koalicionit me këtë të fundit.
Pra ne ja dolëm që me librin e zi të zgjedhjeve lokale të 2023, të penalizojmë Edi Ramën, ta paraqesim para botës, jo vetëm si autori i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, por si njeriu i farsës së zezë elektorale.
Dhe mbi këtë bazë, prap jemi në kilometra rrugë, u miratuan 4 rezoluta ndërkombëtare që dënonin farsën elektorale në Shqipëri dhe paralajmëronin farsën e 11 majit.
Farsa e 11 majit ishte farsa më e shëmtuar në historinë e vendit. Edi Rama dhe lobistët e tij bënë përpjekjet më të jashtëzakonshme. Shpenzuan dhjetëra milionë euro e mos më shumë, në mënyre që zgjedhjet e 11 majit të mos kualifikoheshin farsë.
Ne bëmë të gjitha përpjekjet dhe ja dolëm me fakte, dokumente e argumente të pakundërshtueshme të faktojmë para shqiptarëve dhe botës, se zgjedhjet ishin farsa zgjedhore më e shëmtuar.
Edi Rama bëri gjithçka për të ndryshuar raportin. Ne ja dolëm, në kilometrat tona që bëmë, ne ja dolëm që jo vetëm që nuk arritën të ndryshojnë raportin, por raporti përfundimtar ishte akoma më i plotë dhe më i përkeqësuar se raporti fillestar, ndaj të cilit luftoi Edi Rama.
Pasi kryem të gjitha këto detyre në udhëtimin tonë, unë kam deklaruar se, tani jemi në kilometrin e fundit. Çfarë do të thotë kilometri i fundit? Do të thotë që kemi vetëm një betejë dhe kjo betejë është armiku është Edi Rama, për ta përmbysur nga pushteti dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira.
Mos harro se gjer në kilometrin e fundit, ne u detyruam të zhvillojmë shumë e shumë beteja, beteja që ndofta në historinë e Europës nuk i ka zhvilluar asnjë forcë politike demokratike.




