Berisha: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin integrimin, tani janë 9, pas dy javësh do bëhen 15
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur sërish për bllokimin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Berisha u shpreh se nga 4 vende që e bllokonin integrimin e vendit, u bënë 9 dhe pas dy javësh do bëhen 15. Sipas tij, fajin e ka Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Berisha tha se, integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm. Dy javë më parë ishin katër vende ato që bllokuan votimin e raportit thelbësor, pa të cilin asnjë kapitull nuk mbyllet.
Berisha: Ndaj dhe kjo platformë këtu është zëri i qytetarëve, është zëri i të vërtetës.
Dhe kjo platformë do triumfojë mbi këtë llum që kemi mbrapa.
Kjo platformë do t’u tregojë shqiptarëve dhe botës se çfarë është Edi Rama.
Se është lule Lubia në krahasim me Edi Ramën.
Se Edi Rama po mbron veten e tij, po mbron vjedhjet e tij, po mbron vjedhjet e tij familjare, vjedhjet e tij qeveritare.
Miqtë e mi, megjithatë ai po del çdo ditë e më shumë para shqiptarëve dhe botës ashtu siç është, një armik i egër i qenies së këtij vendi dhe qenies së këtij populli.
Me vendimet e fundit, çdo ditë kalon nga një mbledhje partie socialiste, se popull nuk takon dot më, në një mbledhje tjetër të PS.
Çfarë u thotë? Gati është integrimi, po ecim.
Në të vërtetë, integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm.
Dy javë më parë ishin katër vende ato që bllokuan votimin e raportit thelbësor, pa të cilin asnjë kapitull nuk mbyllet.
Dy javë më vonë janë nëntë vende.
U garantoj se pas dy javësh të tjera do jenë 15.
Dhe sa më shumë do ta njohë Europa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ta neverisin atë, aq më shumë do ngrihen kundër tij.




