Berisha: Dumani në SPAK ka në dorë dosjen e rrëmbimit të Daniel Shimës, duan ta zhvlerësojnë dëshminë e tij
Lideri demokrat Sali Berisha akuzon ish kreun e SPAK, Altin Dumanin se po përpiqen të zhvlerësojnë dëshminë e Shimës për të mbrojtur Ramën dhe drejtuesen e AKSHI-t.
Ai e quan AKSHI-n “gropë të zezë” ku paratë publike vidhen përmes tenderave të fryrë, siç është blerja e pajisjeve me çmime shumë më të larta se tregu apo investimi 75 milionë euro për inteligjencën artificiale, në një kohë kur Kina e ka bërë chatbotin e saj të inteligjencës artificiale me 6 mln euro, Deep Seek.
Berisha kujton dhe dështimin e projektit të vitit 2013 për Marinën e Durrësit, të cilin Rama e anulua pasi nuk iu dha një ryshfet prej 10 milionë eurosh
Pjesë nga fjala e Berishës gjatë përgjigjes së pyetjeve të qytetarëve online
Xhulian Plaku: Ju jeni i pari që keni denoncuar rrëmbimin e Daniel Shimës, ndërkohë që ka dalë dëshmia e tij në SPAK, ku thotë se aktualisht në krye të AKSHI-t është njeriu i besuar i Ermal Beqirit, pra Igli Tafa. Pra ky institucion jetik edhe për partnerët, drejtohet de fakto nga një person në kërkim ndërkombëtar.
Sali Berisha: Shqiptarët nuk e dinë se, AKSHI është gropa më e zezë dhe institucioni më fitimprurës për Ramën dhe familjen e tij. AKSHI është institucioni ku Armang Frangu i shet shtetit kompjuter sikur ka blerë me çmimin 10 herë më të shtrenjtë se, sa e kanë në dyqanet e Parisit dhe inteligjencën artificiale me 75 mln euro, në një kohë kur Kina e ka bërë chatbotin e saj të inteligjencës artificiale me 6 mln euro, Deep Seek.
Ndërsa në Shqipëri nuk ka nam e as nishan.
Daniel Shima është ish-zv/drejtori i përgjithshëm i AKSHI-t u rrëmbye në mes të ditës në datën 18 gusht fiks 6 ditë pas rrëmbimit të Geron Meçes në sheshin e Tiranës nga njerëz me uniformë.
Dhe u dërgua në të njëjtin vend, u dërguan në bodrumet e Suel Çelës, në të cilat ai u keqtrajtua shtazërisht, iu mbyll goja dhe ju bë e ditur se, po të fliste do ti ikte koka dhe duhej të tërhiqej nga çdo kërkesë për tendera që kishte paraqitur në AKSHI.
Cila është historia e tij?
Unë e denoncova disa herë. Çfarë bëri Edi Rama me Prodën e tij. E thirri dhe bëri një deponim në polici të cilën nuk e dërgoi në SPAK, por e dërgoi në Prokurorinë e Tiranës.
Dhe SPAK nuk e thirri Daniel Shimën, por SPAK e la në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës dhe kur e cila e pyeti SPAK nëse keni një hetim për këtë, jo thanë. Altin Dumani u përgjigj se nuk ka një hetim për këtë.
Tani më thonë se, dosjen e SPAK e ka marrë prap Altin Dumani dhe sikur Danielin e paskan pyetur, por atë nuk e kanë marrë as të pandehur dhe asgjë.
Duket se duan të zhvlerësojnë me çdo kusht dëshminë e tij. E vërteta është se Danieli di gjithçka dhe ai e di mirë, sikundër Gerondi se, Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit, kurse Mirlinda e AKSHI-t është një hajdute, në emër bashkëhajdute me ta që ka blerë nja 3-4 vila dhe që për Edi Ramën është e ‘gjora që banon me qira’.
Pra mos presim ndonjë gjë të madhe prej tyre sepse këta kanë marrë përsipër të mbyllin çdo hetim që lidhet me Edi Ramën.
Unë dje isha në Durrës dhe çfarë ju rikujtova qytetarëve? Ju rikujtova se në vitin 2013 ne kishim një projekt për Marinën e Durrësit, për një port turistik të Durrësit. Dhe ky projekt ishte diku mes hotel Vollgës dhe Currilave. Ishte bërë tenderi, projekti dhe kishte fituar garën ndërtuesi.
Pasi ikëm ne nga pushteti, Edi Rama e anulon tenderin sepse i kërkoi Ylli Ndroqit që ti thoshte kompanisë së ndërtimit se, i donte të paktën 10 mln euro rryshfet dhe Ylli Ndroqi i tha jo, unë nuk e marr përsipër t’ja kërkoj këtë sepse është një shumë që nuk më thotë mendja, të jam them kurrë.
Këto të gjitha i thashë këtu, për të parë se ligj për Edi Ramën nuk ka, prokurori për Edi Ramën nuk ka.
Për Edi Ramën ka vetëm zemërim qytetar, zemërim qytetar, zemërim qytetar.



