Berisha: Dhunimi i Kujtim Cakranit, akt kriminal shtetëror

Berisha: Dhunimi i Kujtim Cakranit, akt kriminal shtetëror

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke e cilësuar ngjarjen si një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”.

Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se Cakrani është goditur “shtazërisht” për shkak të detyrës së tij si avokat dhe se aktualisht ndodhet i shtruar në spital me fraktura në kokë.

Avokati Cakrani ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, në repartin e kirurgjisë, ku po merr trajtim mjekësor.

Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në Vlorë. Sipas deklarimit të vetë avokatit, ai është provokuar fillimisht nga dy të rinj dhe më pas është goditur nga pas me mjet prerës. Ai ka mohuar të ketë pasur konflikte të mëparshme me ta.

Reagimi i plotë:

Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar.

Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.

Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapregatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron.

Share it :