Berisha-deputetëve: Përparësi absolute ka organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se përparësi absolute për opozitën mbetet organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10, duke u bërë thirrje deputetëve që çdo orë të ditës ta fokusojnë në takime me qytetarët.
Berisha, gjatë fjalës së tij, tha se, Dosja e AKSHI-t është dosja më e paparë ndonjëherë në historinë e Europës, ku vetë Edi Rama është kryesori.
Berisha: Plus, edhe njëherë, është lule dosja e Ballukut se ç’është dosja e AKSHI-t.
Dosja e AKSHI-t është dosja më e paparë ndonjëherë në historinë e Europës.
Ku vetë Edi Rama është kryesori.
Është kryesori!
Ku u detyrua të marrë haptas në mbrojtje Mirlindën për respektin maksimal që ka për të.
E ka se është Linda. Ajo është një prestanome e Lindës së Surrelit.
Po zotëri, ta dinë të gjithë qytetarët.
Mirlinda e AKSHI-t është presanome e Lindës së Surrelit, sepse i gjithë krimi i kësaj agjencie shtetërore, ka si strumbullar baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Lindës. E regjistruar me dokumente, e angazhuar në tenderat e AKSHI-t për kunatin.
Tani ky përpiqet, dhe ajo ushtarja e Agasit që thotë se nuk kam folur me Agasin për tendera, që i merrte peng biznesmenët, punon ditë e natë për të fshehur, për të shkatërruar dokumente.
Qytetarët e kanë kuptuar se vetëm fjala e tyre, vetëm guximi i tyre mund t’u japë përgjigje.
Nuk i zgjidh drejtësia këto sepse nuk pyesin më për drejtësi.
E kyçi ky drejtësinë.
Faktikisht e asgjësoi.
U ndala në këtë problem për të theksuar edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka protesta, që kanë qytetarët.
Koha është e qytetarëve.
Ndaj përparësi absolute për çdo orë të ditës tuaj ka takimi me qytetarët dhe organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10.
Llojshmëria e saj.
Po kuptohet që është rruga e vetme.




