Berisha: Demonstruesin nga Berati e kanë goditur në mënyrë kafshërore. Edi Rama do mbajë përgjegjësi direkte

Berisha: Demonstruesin nga Berati e kanë goditur në mënyrë kafshërore. Edi Rama do mbajë përgjegjësi direkte

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vizituar në orët e vona pas protestës te Spitali i Traumës, protestuesit e lënduar nga dhuna shtazarake e Policisë së Shtetit, ndaj qytetarëve që kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës.

‘Demonstruesin nga Berati të cilin e kanë goditur në mënyrë kafshërore. Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale direkte’, theksoi Berisha në fjalën e tij pasi doli nga Trauma.

Berisha: Demonstruesin nga Berati të cilin e kanë goditur në mënyrë kafshërore, në një kohë kur nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm.

Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe e garantoj Edi Ramën se, për çdo protestues të dhunuar ai do të jetë përgjegjës personal direkt, personal direkt.

Sikundër garantoj shqiptarët se në këtë vend paqe nuk ka dhe nuk do të ketë përderisa qeveritarët hajdutë pasi kanë vjedhur qytetarët, qindra milionë e miliarda, përdorin mandatet e krimit si mburojë për të bllokuar sistemin e drejtësisë dhe akuzën, ndryshojnë ligje po si mburojë.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë se kjo në mënyrë absolute nuk do të tolerohet kurrë nga kjo opozitë.

Ndaj edhe njëherë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të protestës së sotme. Ju e patë se çfarë fuqie dëshmuan dhe të garantoj shqiptarët se kjo kryengritje paqësore nuk ndalet gjer në triumfin e plotë: Largimin kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama nga qeveria.

Share it :