Berisha: Data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi! BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve!

Berisha: Data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi! BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që në datën 17 prill me revoltën e tyre, ti japin leksionin më të madh narkoregjimit të Edi Ramës.

Berisha tha se, data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi. Do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren e sigurt.

Berisha: Ndaj dhe 17 prilli është një ditë e shqiptarëve, është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit.

Le të mblidhemi ne në atë kryengritje me besim të plotë se fitorja është e qytetarëve.

Me besim të plotë se shqiptarët nuk do pajtohen kurrë me një regjim që i vjedh dhe plaçkit ditën dhe natën.

Nuk do pajtohen kurrë me një regjim që e ka bërë Shqipërinë, që e ka bërë Tiranën qytet të pajetueshëm nga të rinjtë shqiptarë.

Që e ka bërë Tiranën dhe Shqipërinë, vendin dhe qytetin që i përzë të rinjtë rrugëve të botës sepse nuk u ofron strehë, nuk u ofron punë, nuk u ofron të ardhme.

Ndaj dhe data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi.

Do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren e sigurt.

Do vazhdojmë betejën tonë për çeljen e rrugës së integrimit në BE.

Jo miq, nuk të hap askush derën kur do të hysh si hajdut.

Derën nuk ia kanë mbyllur shqiptarëve, derën ia kanë mbyllur Edi Ramës, derën ia kanë mbyllur Lubi Ballukut, derën ia kanë mbyllur Lindave të AKSHI-t dhe Surrelit, derën ia mbyllin anëtarëve të organizatës kriminale, por jo qytetarëve të ndershëm shqiptarë, kurrë.

Ndaj dhe ne le të bëjmë detyrën tonë, t’u japim përgjigjen e merituar këtyre hajdutëve dhe të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe të ardhmes.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :