Berisha: Çështja Balluku është çështja Rama! Sa të ketë opozitë, kjo çështje nuk mbyllet!
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se çështja e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk mund të mbyllet kurrë për sa kohë ekziston opozita në vend.
Ai theksoi se reagimi i opozitës do të jetë i vendosur dhe i vazhdueshëm, duke i bërë thirrje qytetarëve të jenë të angazhuar në mbrojtje të ligjit dhe llogaridhënies së zyrtarëve të lartë.
Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha dje paralajmëruat protesta të fuqishme, si do të jetë strategjia e këtyre protestave, do të ketë një intensifikim?
Sali Berisha: Ndjesë shumë se u vonuam për të njoftuar datën, do e njoftojmë në momentin më të parë.
Protesta dhe vetëm protesta është reagimi i opozitës.
Edi Rama mendoi dhe deklaroi se, çështja Balluku është mbyllur, por ajo nuk mund të mbyllet kurrë, sa ky vend të ketë opozitë, sepse është çështja Rama.
Çështja Balluku për opozitën, është çështja Rama.




