Gazetari Andi Bejtja me anë të një shënimi në Facebook, ka komentuar vendosjen e një imami turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë.
Bejtja shkruan, se është rregull i vjetër se, kush paguan vendos, duke argumentuar edhe imamin turk në Tiranë.
Rregull i vjetër: kush paguan vendos
Shoh këto reagimet për vendosjen e Myftiut të Xhamisë nga Erdogan…..
Nuk e kuptoj çfarë prisni kur lekët për të ndërtuar kisha e xhamija pranoni t’i merrni nga të tjerët, lekët për reformën në drejtësi po ashtu,…
E në shumë e shumë fusha të tjera…
Është rregull i vjetër kush paguan vendos….
Kshu që sus, e kemi humbur sovranitetin me koshiencë të plotë’, shkruan gazetari Andi Bejtja në reagimin e tij në Facebook.




