BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që të punojnë në krijimin e një Parlamenti dhe të një qeverie stabile, e cila do të avancojë rrugën e integrimit evropian të Shkupit.

Kështu tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell, dhe komisionari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 8 maj.

Dy zyrtarët e lartë evropianë thanë se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike, në të cilën u respektuan liritë themelore, ndonëse, sipas Borrellit dhe Varhelyit, kanë mbetur disa procese që ende nuk janë rregulluar në mënyrë e duhur.

Zgjedhjet parlamentare i fitoi VMRO DPMNE, e cila deri më tani ka qenë në opozitë, ndërkaq ato presidenciale i fitoi kandidatja e po kësaj partie, Gordana Silanovska-Davkova.

“BE i uron presidentes Silanovska-Davkova zgjedhjen e saj dhe i gëzohet bashkëpunimit me presidenten e re, gruas së parë si shefe e shtetit në Maqedoninë e Veriut”, u tha në komunikatë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :