Gazetari Andi Bushati ka kritikuar ashpër mënyrën e komunikimit të Edi Ramës, në lidhje me çështjen e negociatave dhe integrimin në BE.
Referuar deklaratave të Ramës, ditën e sotme, Bushati thotë se ai po përpiqet të fshehë faktin që disa shtete të BE-së nuk po japin dritën jeshile për mbylljen e kapitujve të negociatave, duke përdorur një fjalor katunaresk në takimet me militantët e tij.
Bushati thekson se Rama nuk është akuzuar drejtpërdrejt për këtë bllokim, por situata lidhet me refuzimin e këtij të fundit për të dhënë imunitetin e Belinda Ballukut, ç’ka sipas Bushatit, ka ndikuar në mos-marrjen e mbështetjes nga disa vende të BE-së.
‘Çfarë degradimi, përveçse në gjuhë edhe në mashtrim, duke përgënjeshtruar diçka për të cilën askush s’e ka akuzuar.
Ramës nuk i ka thënë njeri që i kanë vënë veton, por se disa shtete të BE-së nuk pranojnë të japin dritën jeshile për mbylljen e kapitujve të negociatave, që kur ai refuzoi te japë imunitetin e Ballukut.
Dhe kjo nuk mund të fshihet duke folur me militantë të cilëve gjithçka u bëhet më e përtypshme po ua shpjegove me zhargon katunaresk’, shkruan Bushati në fb.




