Bashkia: Me urdhër nga lart/ INUK bllokon punimet e bulevardit, prefekti dhe banorët përplasen me Policinë Bashkiake

Pa asnjë të drejtë ligjore, INUK ndal punimet e bulevardit të ri

 Bashkia, denoncim në Prokurori. Prefekti: Nuk do të shemben shtëpitë

 

 

gjate konfliktiNdërtimi i bulevardit të ri të Tiranës duket se do të jetë një “mollë sherri” mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për shumë kohë. Vendimi i Gjykatës Administrime për rifillimin e punimeve të bulevardit ka rënë në “vesh të shurdhët”. Inspektorati Ndërtimor Urbanisti, ditën e djeshme ka shkuar dje në zonën ku po kryheshin punimet për zgjerimin e bulevardit dhe ka vendosur bllokimin e tyre. Kjo ka bërë që firma e cila po merret me ndërtimin të lajmërojë Policinë Bashkiake për këtë vendim të INKU-t. Në zonën ku po kryheshin punimet, kanë mbërritur dhe banorët që do tu shemben shtëpitë, të cilët nuk janë dakord me çmimin që ka përcaktuar qeveria për t’i shpronësuar. Në disa moment ka pasur edhe përplasje mes banorëve dhe Policisë Bashkiake. Në vendngjarje ka shkuar nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, dhe prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi. Nënkryetari i Bashkisë u shpreh se ky është një vendim me urdhër të Kryeministrit Rama dhe se qeveria ka në dorë të ndryshojë çmimin e shpronësimeve dhe jo të bllokojë punimet.

 

Bashkia

 

Për Bashkinë e Tiranës bllokimi i bulevardit të ri është një veprim politik, i cili ka qëllim që kjo vepër të mos ndërtohet dhe se veprimi i INUK-t nuk bazohet në asnjë ligj. “Nuk mjafton vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të bindur INUK dhe drejtuesit politikë të tij që nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në këtë vepër; nuk mjafton as vendimi i Gjykatës që rrëzon masën e parë të bllokimit të bulevardit, që INUK bëri një javë më parë, i denoncuar përmes mediave. Duke shkelur çdo ligj, çdo procedurë, çdo moral, INUK ka bllokuar përsëri këtë vepër të rëndësishme, por ky nuk është problem i INUK, ky është problem i liderit të tij politik, Edi Ramës i cili në mënyrë bandite (më vjen keq që përdor këtë gjuhë por e tillë është) po drejton një qeveri bandite që nuk njeh as ligje, as të drejtë dhe as interesa qytetarësh”, – u shpreh nënkryetari i bashkisë.

 

Denoncim në prokurori

Bllokimi i punimeve të bulevardit, sipas Bashkisë, është bërë pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë shkresë zyrtare nga INUK-u. “Për të gjithë ata që e ndjekin këtë çështje, duhet të dinë diçka. INUK nuk ka të drejtë të inspektojë këtu, në kantier, nuk ka asnjë lloj juridiksioni administrativ dhe ligjor mbi territorin e Bashkisë së Tiranës, ndaj është e kuptueshme që për këtë gjë ka vetëm një shpjegim dhe shpjegimi qëndron Edi Rama, asnjë tjetër pas INUK, ne do të mbajmë përgjegjës kryeministrin për gjithçka që mund të sjellin ditët në vijim”, – përmendi Bozdo ditën e djeshme. Më tej nënkryetari i bashkisë theksoi se Bashkia do të bëjë kallëzim penal për INUK në Prokurori. “Do të marrim masa që punimet të mos ndërpriten dhe kjo vepër e madhe e rëndësishme të mbyllet brenda afatit. Do procedojmë me një padi penale për këto mënyra antiligjore thuajse fashiste. Pata takim me INUK. Tentova të kuptoj nëse kemi të bëjmë me një lajthitje të institucionit apo me një porosi politike. Edi Rama ka kërkuar që të bllokohet me çdo kusht kjo vepër”, – u shpreh Bozdo.

 

Prefekti i Tiranës: Shtëpitë nuk do të shemben

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, i pranishëm në zonën ku INUK bllokoi punimet, përmendi se nuk do të lejojë që shtëpitë e banorëve të shemben pa marrë më parë dëmshpërblimin. “Si prefekt i Tiranës, më është dërguar buxheti i Bashkisë, i cili nuk mbulon të gjitha fondet e shpronësimit, të parashikuara nga qeveria, jo nga kjo qeveri, por nga vetë qeveria e mëparshme. Unë si Prefekt nuk mund të injoroj kërkesën dhe protestën e qytetarëve të Tiranës, të cilët në fund të fundit kanë të drejtë: Ata duan të shpronësohen. Bashkia e Tiranës duhet t’i dëgjojë këta qytetarë. Unë i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të mos bëjë politikë. T’i përkushtohet detyrës që ka, të mos prishë shtëpitë dhe të mos lërë tironsit nën qiell të hapur pa i dëmshpërblyer më pare. Unë si Prefekt nuk mund ta lejoj këtë gjë. Vetëm pasi ti dëmshpërblejë, atëherë mund t’ua prishë shtëpitë. Bashkia të mos bëjë politikë se ky nuk është shesh për duele politike. Kryetari i Bashkisë t’i kthehet punës së u bënë muaj që është zhdukur. U desh ndërhyrja e Prefektit dhe e qeverisë për të gjetur zgjidhje për varrezat e Tiranës. Tani u desh sërish ndërhyrja ime për të mbrojtur të drejtat e tironsve. Duhet të respektojmë ligjin, projektet dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk mund t’i lejmë këta njerëz pa i shpronësuar dhe ndërkohë t’u prishim banesat. Kjo është e vërteta dhe kryetari i Bashkisë duhet të veprojë”, – u shpreh Vorpsi.

 

 

“Loja” me shpronësimet

I gjithë konflikti mes qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe banorëve po bëhet për shpronësimet. Vlera e miratuar nga qeveria “Berisha”, sipas banorëve është shumë e ulët dhe nuk bazohet te vlera reale e tregut. Para Bashkisë së Tiranës janë zhvilluar disa protesta nga dhjetra banorë të cilët kërkojnë që vlera e shpronësimit të jetë më e lartë. Gjatë disa takimeve, Kryebashkiaku Lulzim Basha u ka shprehur banorëve të prekur nga ndërtimi i bulevardit, se vlera e shpronësimit nuk është në dorën e tij por të qeverisë. Nga ana tjetër, këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Prefektura e Tiranës dhe shumë institucione të tjerë të qeverisë kanë akuzuar bashkinë për vlerën e ulët të shpronësimit. Por si qëndron realiteti? Sipas ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999për “ Shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, shpronësimet në Republikën e Shqipërisë kryhen vetëm nga Këshilli i Ministrave. Kjo do të thotë se nëse qeveria nuk është dakort me vlerën që do të shpronësohen këta banorë, mjafton një vendim dhe menjëherë mund të ndryshohet masa e dëmshpërblimit. Të dhënat e dertanishme tregojnë se nuk ka asnjë inciativë të asnjë përfaqësuesi të qeverisë për të ndryshuar çmimin e  shpronësimit, por “topin”, ja kanë hedhur Bashkisë së Tiranës, pavarsisht se nuk është në kompetencat e saj.

 

 

Zhvillohet në Londër konferenca vjetore “European Post & Parcel Services 2014”

 Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela: Angazhohemi për të thelluar fushat e bashkëpunimit midis Postës Shqiptare dhe Postës Turke

 Ndërkohë që vazhdojnë punimet e konferencës vjetore “European Post & Parcel Services 2014” drejtori i Postës Shqiptare u takua dje me drejtorin e Përgjithshëm të Postës Turke, Osman Tural.                                                                                                          Gjatë këtij takimi, z. Tural uroi zotin Çela për zgjedhjen në krye të Postës Shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur Postën Shqiptare me projekte konkrete.                                                                                                          Gjithashtu ai e ftoi z. Çela për një vizitë në Postën Turke në muajt ne vijim. Nga ana e tij, z. Çela falënderoi në emër të Postës Shqiptare z. Tural për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar dhe u angazhua për të thelluar fushat e bashkëpunimit midis dy administratave postare. Çela u shpreh i lumtur të vizitojë Postën Turke duke u shprehur se e shikon si një mundësi mjaft të mirë për Postën Shqiptare mundësinë për të përfituar nga eksperienca e vyer e funksionimit të Postës Turke. Ky takim organizuar në Londër, ka pjesëmarrjen e më shumë se 200 përfaqësuesve nga Posta të vendeve të ndryshme dhe kompani postare private nga e gjithë bota. Në këtë takim po diskutohet mbi strategjitë në lidhje me adoptimin e rritjes së e-commerce, orientimin e postës tradicionale, kapërcimin e sfidave ndërmjet kufijve, si dhe optimizimin e përpunimit dhe shpërndarjes.

Share it :