Bardhi i përgjigjet Ramës: Frikacak! Je Kryeministri i vetëm në botë që bëre Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti

Bardhi në një reagim të ashpër në rrjetin social X ka hedhur akuza ndaj Ramës si Kryeministri i vetëm në botë që bëri Ministër të Brednshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE. Sipas Bardhit, Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vëllain e tij e ka të dyshuar si trafikant droge ndërsa e paralajmëron se do të mbahet mend në histori për fundin e tmerrshëm që e pret.

Reagimi i Gazment Bardhit

I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.

Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!

Share it :