Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë vrarë në Durrës, por vetëm SPAK-u nuk e di
Për herë në Gjykatën e Posaçme është paraqitur Mustafa Martini ku ishte prezent për seancën e pasurive të djalit tij Ervis Martinaj të njohur si “bosi i lojërave të fatit”.
Seanca nuk u zhvillua për mungesat në sallë të prokurorëve të çështjes.
Jashtë seancës, pa kamera, Mustafa Martini u shpreh mbi zhdukjen e djalit të tij.
Mustafa Martini: “Të gjithë e dinë për djalin tim. Vetëm SPAK-u dhe mediat nuk e dinë. Djali më është ekzekutuar në Durrës. Kam ardhur vetë në SPAK me iniciativën time, por këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit.
Nuk jam interesuar për më tej se nuk kam fuqi as të merrem më dhe pas për hakmarrje. Jam invalid dhe kam bërë disa ndërhyrje. SPAK-u merret me vogëlsira dhe jo me gjëra të mëdha”




