Armët e “Skëndërbeut” lanë atdheun!

aremetDje, 13 janar ishte dita e fundit kur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë mund të vizitohen armët e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Dy shpatat dhe përkrenarja e Skënderbeut u kthehen në atdhe për pak kohë pas  më shumë se 4 shekujsh. Ato iu huazuan MHK- së

nga Muzeu Historik i Artit në Vjenë. Së bashku me armët, nga Vjena erdhën edhe disa kodeks (fletë të një kodiku që në gjermanisht ka të dhëna për jetën e Skënderbeut), një gravurë

dhe një pikturë që tregon heroin në profil dhe shpatën në këmbët e tij. Këto objekte u ekspozuan në një hapësirë prej 11 metrash dhe në mënyrë rrethore u vendosën imazhe të marra nga botimi origjinal në gjermanisht i “Historisë së Skënderbeut”, për të krijuar ndjesinë e përjetimit të asaj epoke. Në një ekran të madh, në bashkëpunim me TVSH-në, në rreth 17 minuta transmetohen skenat e betejave nga  filmi i njohur “Skënderbeu”, ndërkohë që në banera nuk u lanë jashtë as vargjet e Naim Frashërit nga “Historia e Skënderbeut”. Sipas të dhënave dokumentare, është konstatuar se dy shpatat dhe përkrenarja e Skënderbeut ranë në duart e arqidukës Ferdinand mes viteve 1588-1593 e nga ornamentet, studiuesit kanë përcaktuar se ato janë realizuar në shekullin e pesëmbëdhjetë. Pas vdekjes së Skënderbeut, përkrenarja dhe shpata u morën në Itali nga gruaja e Skënderbeut, Donika, dhe djali i tij, Gjoni. Kush i trashëgoi pas vdekjes nuk dihet. Armët u rishfaqën në dekadën e fundit të shekullit të 16-të. Në 1590 një helmetë dhe një shpatë ishin në pronësinë e Kontit Eolfgang i Sturnbergut, kurse shpata tjetër ishte në Inventarin e Muzeut të Armëve të Arqidukës Karl të Stirisë.

Personi që i grumbulloi të gjitha armët bashkë ishte djali i Perandorit dhe vëllai i Karlit, Arqiduka Ferdinand i Tirolit, i cili, i bleu armët dhe i mbajti në të njëjtin vend. Më vonë, ky princ ngriti Muzeun e Ambrasit, pranë Tirolit, të cilin e mbushën me lloj-lloj materialesh ushtarake, ashtu si edhe me piktura dhe portrete të personaliteteve të kohës. Në 1806, armët u transferuan në Muzeun Perandorak në Vjenë.

 

Rekord, 1.5 milionë vizitorë për armët e Skënderbeut

Ekspozita e armëve dhe përkrenares mit të Heroit tonë Kombëtar, për më se 1 muaj u shndërrua në vend pelegrinazhi, sepse shqiptarët mundën për herë të parë t’i shihnin në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e ekspozitës së çelur më 22 nëntor, bëhet e ditur se janë rreth 1 milion e gjysmë vizitorët që kanë parë ekspozitën. “Sidomos fluks i madh qe në ditët e festimeve të 28 Nëntorit. Numri i vizitorëve nga 700 deri në 800 mijë veta. Vazhdojnë të vijnë akoma njerëz edhe tani për Vitin e Ri, nga ardhja e emigrantëve pati shumë fluks”, ka thënë për mediat muzeologu Fredi Gusho. Në sajë të një bashkërendimi edhe me drejtoritë arsimore të vendit, janë të shumta shkollat që ditë pas dite sjellin në muze nxënësit për të vizituar armët dhe përkrenaren e Skënderbeut. “Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor ka pasur jashtëzakonisht shkolla që kanë ardhur me program të veçantë. Rreth 600 mijë nxënës kanë ardhur edhe nga rrethe të ndryshme”, shtoi ai. Ekspozita u çel më 22 nëntor në pavijonin e mesjetës, në Muzeun Historik Kombëtar. Vizita për të parë armët e heroit tonë kombëtar në Muzeun Historik është falas.

 

 Si “u takua” një anglez me Marin Barletin

“U takua” me Marin Barletin për herë të parë më 1993-shin, në një trotuar të pluhurosur të Shkodrës, sepse në atë kohë trotuaret ishin vendet e zakonshme dhe të vetmet për të blerë libra me vlerë. Aty e gjeti David Hosaflook “Rrethimin e Shkodrës”, veprën e parë të letërsisë historiografike shqiptare, të të parit autor të letërisisë sonë dhe një prej burimeve më të rëndësishme për njohjen e asaj periudhe.  David, që sapo kishte mbërritur si misionar nga SHBA, e që tanimë prej 20 vitesh jeton në Shqipëri, mbeti i mrekulluar nga kjo vepër e cila ishte krejtësisht e panjohur në perëndim dhe kjo për arsyen e thjeshtë se “Rrethimi i Shkodrës” nuk ishte përkthyer kurrë në anglisht. Që prej asaj dite ai vendosi ta përkthente dhe sot për të parën herë në kemi në duar botimin në anglisht të veprës monumentale të Barletit, ka thënë për mediat shqiptare Hosaflook. “Kam kërkuar ta gjeja librin në anglisht sepse thashë që me gjithë këtë histori, me këtë autor kaq të madh duhet të jetë patjetër në anglisht diku. Por nuk ishte. Atëherë thashë; po mirë do të punoj pak nga pak në kohën time të lirë ta përkthej. Nuk e dija se cfarë po ndërmerrja sepse ishte një punë kolosale”, ka rrëfyer David.

Puna si përkthyer ishte një betejë e përditëshme me fjalë, fjali dhe fakte historike. Marin Barleti një prift katolik dhe David Hosaflook, një pastor ungjillor. Barleti prijësi dhe ai ndjekësi. Për të përgatitur botimin në anglisht, David u mbështet në botimin në shqip të përkthyer nga Henrik Lacaj si dhe në variantin latinisht të Marin Barletit, i cili sic dihet më 1474-ën në rrethimin e parë të Shkodrës ishte dëshmitar i ngjarjes dhe katër vjet më pas, më 1478-ën në rrethimin e dytë mori pjesë vetë në luftime.  Bashkë me këtë përkthim të parë në anglisht, “Rrethimi i Shkodrës” është ribotuar edhe në shqip i shoqëruar me një shënim nga Ismail Kadare, hyrje nga Aleks Buda dhe profesori i historisë së Mesdheut në Kembrixh, David Abulafia.

 

“Identiteti” do këndohet shqip në Eurosong

Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, dyshja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2013, do të këndojë në gjuhën shqipe, në Malmö të Suedisë.

Fituesit në Festivalin e 51-të të Këngës, Sejko dhe Lulgjuraj kanë vendosur ta mbajnë këngën “Identitet” të pandryshuar nga versioni i dëgjuar në festival.

Siç njofton, esctoday.com, portali i Festivalit Europian, gjatë një interviste në radio, Sejko dhe Lulgjuraj janë shprehur: “Kënga jonë nuk mund të përcjellë të njëjtin mesazh në një gjuhë tjetër, sepse ajo është kompozuar duke menduar dhe kënduar në gjuhën shqipe. Për këtë arsye kemi vendosur ta mbajmë këngën tonë në gjuhën shqipe dhe jo ta përkthejmë në anglisht.”

Sipas Bledar Sejkos, autorit të këngës, tashmë ka nisur puna për përgatitjen dhe paraqitjen sa më dinjitoze të Shqipërisë në Eurovizion.

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…