Arian Curri: Basha blindoi selinë se s’kishte legjitimitetin për ta mbajtur! Njerëzit pranë tij, të pacipë

Analisti Arian Curri komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Sa i përket blindimit të selisë blu nga Lulzim Basha, Curri tha se një godinë blindohet kur nuk ke legjitimitetin për ta mbajtur atë.

“Nëse ti mendon se do sulmohesh, e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga mos të paturit legjitimitet është blindimi i ndërtesës dhe të gënjesh.”-tha Curri.

Ndër të tjera analisti tha se njerëzit shumë afër Bashës me deklaratat dhe gënjeshtrat e tyre kanë qenë të pacipë.

“Kjo është olimpike, përfshirë dhe Bashën vetë, mund të dalin dhe të thonë po e blindojmë për këto arsye. Së dyti blindimi është shkak për sulme. Shikoj që analiza bëhet nga e kundërta, u sulmua se u blindua, por jo, u blindua prandaj u sulmua.”-tha Curri në Syri Tv.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :