Arben Imami tallet me Bashën: Ai nuk zhgënjen asnjëherë

Arben Imami i ftuar në “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme ka folur për grupimin “Grupi për PD-në”. Ai ka thënë se PD ka nevojë për një reformë të thellë pasi në këto katër vitet e fundit, nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

“PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeveris… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4-vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4-vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave.

Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, tha Arben Imami.

“Si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?”, e pyeti Çani Arben Imamin. “E ke parë që i thotë është djalë i mirë.

Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmon, në momentin që është bërë qesharak, nuk kam gjë personale me të, por në atë figurë për historinë që krijoi në tërë këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami.

Share it :