Anëtarët e KLGJ janë më kriminelë se vetë Irena me 5 mbiemra! Janë skllevër të Edi Ramës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi anëtarët e KLGJ për vendimin e tyre lidhur me çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.
Ai tha se me gjashtë vota, disa anëtarë të KLGJ-së refuzuan nisjen e procedurave për verifikimin e papajtueshmërisë së mandatit të saj.
Berisha i cilësoi ata si përgjegjës për shkelje të dokumenteve zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare që, sipas tij, do të çonin në ndërprerjen e mandatit.
Berisha: KLGJ-ja me votat e Yllka Rupës, name and shame, është ajo që thotë idioma angleze, emëroj dhe turpëroj.
Këta turp nuk kanë, por unë këtu do i emërtoj.
Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.
Miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena.
Këta janë turpi i njeriut, turpi i nëpunësit, turpi i shqiptarit.
Këta janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës.
Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit.
E faktuar vizitat e saj.
Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit.
Por të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor.
Të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori, sado absolutisht të palavdishme të KLGJ-ve të kryesuara nga presidentët, se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur, por kurrë kjo nuk mund të imagjinohej.
Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë.




