Alimehmeti: Sistemi i padrejtë! Partia-shtet e rrënjosur në Shqipëri

Alimehmeti: Sistemi i padrejtë! Partia-shtet e rrënjosur në Shqipëri

Ilir Alimehmeti ka komentuar pasditen e kësaj të premte zhvillimet më të fundit politike në vend.

I ftuar në podcastin “Përshtjellim” me Ilir Kalemajn, Alimehmeti, është ndalur te sistemi politik dhe figurat qeveritare në vendin tonë. Sipas tij politika e hershme në vendin tonë ka pasur figura të shquara por fatkeqësisht në ditët sistemi është katandisur në këtë derexhe, siç thotë ai, për shkak të disa personave që çorodisin sistemin elektoral.

Sa i takon situatës në Partinë Demokratike, Alimehmeti thekson se nuk mund tu kërkosh njerëzve figura politike që nuk i përfaqësojnë, ndërsa thekson se vetë PD-ja duhet të rikthehet në shinat e saj të djathta.

Më tej Alihmehmeti ka ngritur akuza se Partia-Shtet sipas tij është rrënjosur në Shqipëri dhe se tashmë populli e di, që vetë Edi Rama është një hajdut. Sipas Alimehmetit, Edi Rama e di që brenda vitit SPAK do të nisë hetimet ndaj tij, ndaj dhe po ndryshon ligjet e drejtësisë.

Sa i takon çështjes së Belinda Ballukut, Alimehmeti është shprehur se hapja e dosjes ndaj saj është bërë me shtysë të administratës së Donald Trump.

Ndërsa sa i takon sistemit elektoral në tërësi, Alihmemeti thotë se duhet të studiojmë sistemin elektoral të Kosovës, pasi sipas tij është më i mirë se i Shqipërisë.

Share it :