Alarmi për peshkimin në Durrës, Kapiti: Pallatet po ‘gëlltisin’ portin, flota drejt kolapsit total!

Alarmi për peshkimin në Durrës, Kapiti: Pallatet po ‘gëlltisin’ portin, flota drejt kolapsit total!

Sektori i peshkimit në Durrës ka lëshuar një alarm të fortë për mbijetesën e tij, duke u përballur me një kërcënim të dyfishtë: avancimin e pandalshëm të ndërtimeve urbane dhe krizën financiare të shkaktuar nga rritja stratosferike e çmimit të naftës.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Peshkimit, Klodian Kapiti, paralajmëroi se Porti i Peshkimit, një investim strategjik i vendit, rrezikon të zhduket, ndërsa flota është praktikisht e bllokuar.

Sipas tij, një nga shqetësimet më të mëdha është presioni urbanistik, pasi “vargmali i pallateve” që po pushton gradualisht zonën portuale, rrezikon të “gëlltisë” edhe hapësirën dedikuar peshkimit.

Flitet për një skenar ku porti aktual mund të transferohet në Porto Romano, një veprim që cilësohet si “një krim i radhës”. Porti i Peshkimit konsiderohet një pasuri strategjike, thellësisht i integruar dhe i harmonizuar me jetën ekonomike të qytetit, pasi punonjësit dhe tregu i peshkut janë të lidhur direkt me zonën urbane.

Përballë kësaj situate kritike, sektori i peshkimit kërkon ndërhyrje urgjente politike dhe mbështetje konkrete për të përballuar koston e naftës dhe për të siguruar mbrojtjen e Portit të Peshkimit nga interesat ndërtimore, duke garantuar kështu mbijetesën e një dege jetike për ekonominë e Durrësit dhe të gjithë vendit.

Një nga investimet më të rëndësishme në kohë dhe më strategjike për flotën e peshkimit ka qenë ndërtimi i portit të peshkimit që filloi në vitet, diku në vitet 2011. Ne në atë kohë e kishim të domosdoshëm një port me kërkesa të vazhdueshme dhe me shumë luftë kur ishim kundra pushtetit vendor, i drejtuar nga Partia Socialiste dhe të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, duke përfshirë këtu dhe disa shoqata të cilat nuk i kishin lidhje në argumentimin që bënin kundra. Ëh, e bëj këtë hyrje sepse koha kalon, vitet kalojnë, por duhet të themi diçka të vërtetë si kristali. Ka qenë një vendosmëri e qeverisë dhe konkretisht e doktor Berishës, që i hoqi kompetencat pushtetit vendor dhe totalisht e vendosi vetë këtë investim strategjik, ku sot gjendet porti i peshkimit në murin perëndimor të portit aktual. Dhe doktor, ke një falenderim nga të gjithë ato njerëz që punojnë atje.

Portet e peshkimit janë investime strategjike dhe mjaft të rëndësishme për ekonominë, sepse dhe janë porte që ndërtohen dhe funksionojnë, harmonizohen brenda qytetit. Ëh, për vetë faktin se janë, ëh, zinxhir ekonomik, janë këto mjete që prodhojnë ose bien në treg ushqim dhe nuk përbëjnë asnjë lloj kërcënimi. E them këtë sepse vargmali i pallateve që ka marrë një start dhe vazhdon gradualisht të pushtojë portin, një ditë të bukur do ketë të njëjtin fat edhe porti i peshkimit. Dhe sipas disa të dhënave që kemi, ky port mund të transferohet me kohë në portin e Porto Romanos, në rast se vazhdon kjo lloj ofensive. Por do jetë një krim i radhës. Një krim i radhës sepse porti i peshkimit, për vetë rëndësinë që ka, bashkëjeton dhe është i harmonizuar me qytetin, për shkak se të gjithë punonjësit jetojnë në qytet, tregu është në qytet.

Sot rreth 80% e peshkatarëve janë të huaj. Punëtorë shqiptarë nuk ka. Për kapiten anijesh është shumë zor. Edhe zhvillimi i konfliktit të fundit në Lindjen e Mesme ka bërë që çmimi i naftës të rritet dhe prej të paktën një muaji flota e peshkimit ndodhet sot në një krizë. Çmimi i bursës është rritur dhe është premtuar nga qeveria që do të ketë një mbështetje si modeli i vitit 2000, 2022, më falni, kur filloi konflikti me Ukrainën, do ketë një mbështetje financiare, prej 400 lekë për litër. Ka një muaj që është dhënë fjala, deri tashti nuk është bërë asnjë gjë. Dhe faktikisht flota është e bllokuar. Nuk dua të flas anë teknikalitetesh të tjera, por kërkojmë dhe mbështetjen e juaj me reagime, qoftë kjo dhe politike, që të paktën të ndërhyhet te nafta. Që kjo flotë të vazhdojë punën dhe nuk është luks të punohet, është nevojë bazike jetike. Këto vazhdojnë gradualisht të largohen në vendet e rajonit, ose në vendet e origjinës nga kanë ardhur. Kështu që krijon një krizë të dytë dhe më të fortë për krahun e punës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :