Akuza e fortë e Adriana Kalasë: Marsida Xhaferllari mbyll pazaret e Edi Ramës në Gjykatën Kushtetuese

Akuza e fortë e Adriana Kalasë: Marsida Xhaferllari mbyll pazaret e Edi Ramës në Gjykatën Kushtetuese!

Akuza të rënda janë ngritur mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, teksa ngrihen pretendime mbi një skemë mirëfilltazi presioni dhe përdorimi të gjyqtarëve për të ekzekutuar urdhra politikë që vijnë nga ekzekutivi.

E ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, avokatja Adriana Kalaja atakoi figura të njohura të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat dyshohet se veprojnë si “leva” në duart e kryeministrit Edi Rama.

Teksa iu referua çështjes së liderit demokrat Sali Berisha në Këshillin e Mandateve, Kalaja tha se ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka luajtur një rol kyç duke siguruar kuorumin e nevojshëm për mbledhjen, e cila u refuzua nga opozita. Më tej, në vendimmarrjen kundër zotit Berisha, pjesë ishte edhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Përjashtimi i saj nga çështja ishte kërkuar nga avokatët mbrojtës, por pa sukses. Kjo ngjarje përshkruhet si pjesë e një mekanizmi më të gjerë, ku gjyqtarë të caktuar mbahen nën presion, dhe mbrohen për t’u përdorur më pas për vendime politike.

Këta gjyqtarë “ulin kokën dhe zbatojnë urdhrat politikë të Edi Ramës”, ku sipas Kalasë, gjyqtarja Xhaferllari etiketohet si “përmbaruesja e pazareve të Edi Ramës në Gjykatën Kushtetuese”. Në të njëjtën skemë përfshihet edhe gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, ndaj së cilës thuhet se ekzistojnë ankesa të shumta nga qytetarët. Megjithatë, këto ankesa dyshohet se janë “mbuluar”, ndërkohë që vlerësimet zyrtare për të kanë qenë pozitive.

Akuzat e avokates Kalaja, hedhin hije të rënda dyshimi mbi pavarësinë e drejtësisë, duke aluduar se individë të përzgjedhur brenda sistemit janë kthyer në normë për t’u përdorur si instrumente për qëllime politike, duke i mbajtur peng përmes dosjeve dhe ankesave të mbajtura pezull.

Më kujtohet që kur u mblodh Këshilli i Mandateve për zotin Berisha, e para njëherë opozita, në fakt e refuzoi atë komision edhe me arsyetimet e ngritura nga vetë avokatët, meqenëse çështja në Kushtetuese ishte shumë afër. Dhe nga ana tjetër, nëse e mbani mend, i vetmi që nuk ishte i opozitës, që u paraqit në mbledhje, ka shumë rëndësi kjo, që u paraqit në mbledhje dhe që bëri dhe relacionin kryesor kundra Berishës, që bëri edhe kuorumin e mbledhjes, se nuk do ishte bërë kuorumi, është deputeti, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Dhe në kundërshtim me ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, pjesë e asaj vendimmarrje kundra zotit Berisha është Marsida Xhaferllari. Pra, vetëm për këtë argument, Marsida Xhaferllari duhet si bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeaj, duhet patjetër, sepse është kërkuar përjashtimi edhe nga vetë avokatët e zotit Berisha dhe të zotit Malltezi dhe çfarë ndodh për ta kthyer te këto gjyqtarët, prandaj këto janë pre e presionit dhe ulin kokën dhe zbatojnë urdhrat politikë të Edi Ramës.

Sepse kemi dy Irena. Pra kemi Irenën me disa mbiemra të GJKKO-së, po kemi dhe këtë Irenën, Marsidën e Gjykatës Kushtetuese. Dhe çfarë bëjnë këto? Se do t’i bëj dhe pak publike pastaj. Provat. Po t’i shikoje për shembull të gjitha relacionet që ka marrë Irena me disa mbiemra nga ish-inspektorja e KLD-së, janë me vlerësimet shumë mirë. Ndërkohë që po të shikosh pastaj, ankimimet e qytetarëve ndaj Irena Gjokës janë të vësh duart në kokë. Do t’i them pak edhe më vonë. Po me prova, me fakte, dhe janë mbuluar vetëm për të përdorur Irenën dhe Marsidën si levë.

Për shembull sot, ajo që mbyll gjithë pazaret e Edi Ramës në Gjykatën Kushtetuese është Marsida Xhaferllari. Është përmbaruesja e pazareve të Edi Ramës. Dhe çfarë ndodh? Kur çoj unë Marsida Xhaferllarin në SPAK, ngrihet e mbron Irenën me tre mbiemra. Kur çoj Irenën me tre mbiemra, në thonjëza, janë përzgjedhur Irenat me disa mbiemra, e kanë kthyer në normë Irenën me disa mbiemra për t’i përdorur sepse këto dosje që unë i kam, i kanë të dhënat të gjitha ata dhe janë mbuluar të gjitha këto, por jo gjithmonë, nuk mundet dot të mbulohen gjithmonë.

Share it :