Vdes kalimtari, përplaset duke udhëtuar me biçikletë
Aksidentet rrugore i marrin jetën tre personave brenda 24 orëve. Tre ngjarje të rënda jahstë shënuar në rrugët e vendit, ku shoejtësia dhe humbja e kontrollit të automjetit i kanë sjellë vdekjen dy vëllezërve dhe një kalimtari. Aksidnetet sjnë regjistruar në Korçë, Lushnje dhe kryeqytet ku kanë mbetru të plagosur dy persona. Episodi i parë ëhstë shënuar në Korrcë ku dy vëllezër kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor teksa ktheheshin nga një dasmë. Aksidenti fatal ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin nacional Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Makina ka dalë nga rruga duke hyrë mes përmes një pemtore, ndërsa dy vëllezërit Ervis 31 vjeç dhe Voltis Collaku 36 vjeç kanë gjetur vdekjen. Burime të policisë thanë se vëllezërit kishin qenë përgjatë gjithë natës në një dasmë në fshatin Floq dhe në mëngjes po udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të qytetit të Korçës ku si pasojë e devijimit të mjetit ata janë aksidentuar duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme. Paraprakisht shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia. Tjetër viktimë nga aksidenti rrugor në këtë të diel. Një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet pranë fshatit Plug të Lushnjes. 62-vjeçari Bashkim Asllani nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Ishte drejtuesi i automjetit, Krenar Shaba i cili e dërgoi të 62-vjeçarin në spital. Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Linzës në kryeqytet. Si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga, kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri. Mësohet se gjendja e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nuk bëhet i ditur identiteti i dy të plagosurve.
Bulqizë/ Mbytet në ujërat e lumit Okshtun 35-vjeçari
Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme në Bulqizë, pasi është mbytur në ujërat e lumit Okshtun. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Ceranecit, ku 35-vjeçari Suri Balla është futur për tu larë në lumë, por nuk ka mundur të dalë më nga uji. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 35-vjeçari, i cili punonte si mësues, mund të ketë pësuar infarkt sapo është futur në ujë.
Korrupsion/ Nën hetim kontrollorja e Rinasit, dyshime se mori ryshfet për hyrje-daljet
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme ka marrë nën hetim një kontrollore të komisariatit të policisë në aeroportin Nënë Tereza në Rinas. Sipas Ministrisë së Brendshme, kontrollorja me iniciale M.M. akuzohet për veprën penale të korrupsionit. Sipas të njëjtit burim shkak për nisjen e hetimit të SHKB-së janë bërë disa informacione të ardhura nga strukturat e komisariatit. Kontrollorja M.M., dyshohet se është e përfshirë në një skemë korrupsioni për lejimin në hyrje të personave me Leje Kalimi.




