AKP / Testohen mësuesit, ja pyetjet dhe programet që do të ketë provimi

Tabelat me programet orientuese, në provim pyetje nga të gjitha profilet

Kandidati ka të drejtë të ankimojë rezultatin, nëse ka kontestime për rezultatin

 

maturantet-provim_1Provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohen gjatë tri javëve të para të muajit korrik. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 40 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit, kopje të kartë ID ose pasaportë si dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit. Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh se ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi, ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit, si dhe komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

Provimi

Provimet e shtetit të të njëjtit profesion zhvillohen në të njëjtën ditë. Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet janë të njëjta për të gjithë kandidatët e së njëjtës fushë. Nëse gjatë korrigjimit të provimeve konstatohen gabime në pyetje, këto pyetje nuk merren parasysh. Në këtë rast ulet edhe numri maksimal i pikëve. Vlerësimi fillon nga ky numër i zvogëluar i pikëve. Zvogëlimi i pikëve nuk duhet të jetë në disavantazh qoftë edhe të një kandidati të vetëm. AKP-ja ka të drejtë që në rast se evidenton shkelje të rënda të rregullave të provimit, t’i propozojë Komisionit të Provimit të Shtetit vlerësimin e kandidatit që thyen rregullat, me notën “4 – jokaluese”. Nëse konstatohet se në një qendër provimi, provimi nuk është zhvilluar sipas rregullave, atëherë për kandidatët e kësaj qendre, kjo pjesë e provimit duhet të vlerësohet si jo e kryer. Kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit jo më shumë se pesë herë. Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit.

 

Si do vlerësohen kandidatët

– Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.

-Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.

-Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.

-Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.

-Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.

-Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë. f) Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5. Kandidati i vlerësuar me notën 4, përsërit provimin.

Share it :