Artan Fuga
Ai borxhi i vjetër është skandal, por ky borxhi i ri, ndoshta i domosdoshëm, por është për zi, dhe jo për festë. Mos na e paraqisni as si festë, as si shpëtim. Duhet të ulim kokën dhe të derdhim lotë dhe djersë. Me këtë ekonomi që kemi do të marrim borxh përsëri për të shlyer borxhin e sotëm. Dhe themi se i duam fëmijët tanë!
Ne jemi egoistë që po u lemë atyre tmerr, tmerr, tmerr. Marrim borxh për të shlyer borxhin, në fakt interesat e borxhit. Marrim borxh të jashtëm për të shlyer borxhin e brendshëm!!!
Marrim borxh në euro a në dollar për të shlyer borxh në lekë. Marrim borxhe për punë që konsiderohen shkel e shko!
Marrim borxh publik që do e paguajnë qytetarët me taksa për t’ua dhënë firmave private për fitim.
Ai nuk është borxh i ynë i qytetarëve, nuk ka kush të drejtë që ta marrë në emrin tonë dhe t’u a u japë firmave.
Borxhi të vlejë direkt për hapje vendesh tê reja pune dhe me fitimet e taksat e investimeve të reja të paguhet borxhi i brendshëm.
Nuk mund të shtohen borxhet publike, sovrane, për të shlyer borxhet e brendshme ndaj privatit.
Nëse me këto borxhe paguhen borxhet e firmave private, që nuk duhet anashkaluar sigurisht, atëhere mbi to duhet vendoset kontrolli i shtetit mbi cilësinë e punimeve, pagat, pagesat, etj.
Dhënia e borxhit të brendshëm firmave private në formë likuiditetetesh është vetëvrasje e buxhetit të shtetit. Ore, ka ndonjë që lexon financierët e sotëm më në zë? Apo jo?





