Aeroplanet e kryeministrit dhe MIA
Nga Klodian Tomorri
Nje nga cmendurite me te medha publike, e cila vitet e fundit ndodh me frekuence te shpeshte, eshte kjo historia e udhetimeve te kryeministrit.
Sa here qe del ndonje lajm se kryeministri ka udhetuar me avion privat, ka nje pergjigje standard: Parate e avionit nuk u paguan nga qeveria dhe taksapaguesit shqiptar.
Kete pergjigjen e jep nje bicim agjencie qe kane bere keta per informimin e publikut. Sec eshte nje MIA, MIA.
Kjo MIA ekziston vetem per kete pune, qe te thote se nuk e pagoi populli avionin e kryeministrit. Se transparence tjeter nga MIA nuk ka pare ndonjehere njeri.
Por nejse. Varja MIA-s. Probleme qendron tek pergjigja e MIA-s: Avionin nuk e pagoi qeveria.
Kjo potencialisht eshte indicie per veper penale. Kush e pagoi? Se nese nuk e paguan qeveria, potencialisht mund ta kete paguar karteli i Sinaloas, Cosa Nostra, Hamasi, ISISI.
Keta te MIA-s dhe ata qe i drejtojne jane aq rrypa saqe kete e thone publikisht se ju duket si gje e mire.
Tani njerezit e marrin me mend se kush ja paguan avionet kryeministrit dhe pse.
Nje here ja paguajne se e duan per maskot. Nje here se prrlajne ndonje koncesion, apo ndonje kontrate ekskluzive armesh, e keshtu me radhe.
Nese kryeministri duhet me patjeter te udhetoje me avion privat, kjo fjalia qe nuk e pagoi qeveria eshte vrastare.
Miletit i leverdis 2 mije here me shume t’i paguajne vet avionet e kryeministrit se sa financuesit e panjohur, qe pastaj rrembejne llokmat e medha te pasurise publike.




