Abuzimet me tenderat e KESH-it, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit dhe 6 të akuzuarve të tjerë
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci, i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Pjesë e grupit të Becit janë edhe Jonid Kazani, Edlira Mitrushi e Yllka Nishku, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave: Rudin Gjoni, Premtim Dauti e Adela Ruko, që po ashtu u njohën me vendimin e Marinela Osmanit për kalimin e dosjes për gjykim
Sipas SPAK-ut, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH-i në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 96.5 milionë lekë.
Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.
Një pjesë e të pandehurve përfshirë dhe Benet Becin ka kërkuar gjykim shkurtuar, e ndërsa do të jetë treshja tjetër e Gjykatës së Posaçme për të vendosur mbi kërkesën e palëve




