A eksiton rimishërimi i shpirtrave?

Gurdjieff

Angel-and-Human-Soul-Silhouettes-WallpaperNjë shpirt është një luks. Askush nuk ka lindur ende me një shpirt të zhvilluar plotësisht. Para se të mund të flasim për rimishërim, ne duhet të dimë se për çfarë lloj njeriu ne jemi duke folur, çfarë lloj shpirti dhe se çfarë lloj rimishërimi. Një shpirt mund të shpërbëhet menjëherë pas vdekjes, ose kjo mund të ndodhë pas një kohe të caktuar. Për shembull, një shpirt mund të kristalizohet Brenda kufijve të tokës dhe mund të mbetet atje, por jo të kristalizohet për diellin. Sistemet me të cilat ju jeni të njohur dhe të cilat e përdorin këtë shprehje që të gjithë njerëzit kanë një “trup astral janë mjaft të gabuara. Ajo që mund të quhet “trupi astral” arrihet me anë të shkrirjes, që është një punë e brendshme tmerrësisht e vështirë. Njeriu nuk lind me të. Dhe vetëm shumë pak njerëz marrin një “trup astral. ‘Nëse është formuar ai mund të vazhdojë të jetojë pas vdekjes së trupit fizik, dhe mund të lindë përsëri në një tjetër trup fizik. Nëse nuk rilind, atëherë, në rrjedhën e kohës, ai gjithashtu vdes; nuk është i pavdekshëm, por mund të jetojë gjatë pas vdekjes së trupit fizik.

 

Osho

E gjithë ideja e rimishërimit është një keqkuptim. Është e vërtetë që kur dikush vdes esenca e tij bëhet pjesë e të gjithës. I keq apo i mire nuk ka rëndësi. Por ai ka gjithashtu diçka që quhet mendje, memorie. Gautama Buda e kishte të vështirë ta shpjegonte këtë gjë por sot është më e lehtë. Buda i dha disa indikacione por ai nuk mund të jepte prova. Ai ka thënë që kur dikush vdes memoria e tij, mendja e tij hyn në një trup tjetër – jo vetja e tij jo esenca e tij. Ne sot mund ta kuptojmë atë. Kur njeriu vdes lë pas kujtime në ajër dhe nëse ju keni qenë i mjeruar mjerimi juaj do ta gjejë një vend, një sistem tjetër kujtimesh. Prandaj sot njerëzit kanë kujtime nga jetët e tjera. Por nuk është e juaja, është e dikujt tjetër që ju keni trashëguar. Shumë njerëz nuk mbajnë mend. Ata mund të kenë fragmente aty këtu dhe këto fragmente krijojnë mjerimin tuaj. Gjithë këta njerëz të vdekur në Tokë kanë vdekur në vuajtje, shumë pak kanë vdekur me gëzim. Njeriu që vdes duke vuajtur kur vdes lëshon pas çdo lloj vuajtje. Ky është një fenomen i padukshëm i ngjashëm me valët e radios. Ato lëvizin rrotull jush por ju as dëgjoni e as shikoni dhe sapo keni instrumentin e duhur ato bëhen të kapshme për ju. Nuk ka rimishërim, por mjerimi rimishërohet. Plagët e miliona njerëzve lëvizin rrotull jush në kërkim të dikujt që do të vuajë. Gjithë llojet e idiotëve dhe të sëmurëve psikikë rimishërohen në kujtimet e tyre.

 

Castaneda

Nuk ka! Një luftëtar nuk ka të ardhme. Meditimi është krijuar për të larguar çdo gjurmë të zakoneve tona të përditshme nga jeta jonë. Meditimi e fut njeriun në një mjedis shumë pozitiv dhe krijon energji rifreskuese rreth nesh. Efekti që ai ka është ajo që quhet “të ndalësh botën” i gjithë qëllimi i kësaj praktike është qetësia e brendshme dhe cilësia e duhur e qetësisë për të arritur ndaljen e botës vjen vetëm nga kontakti direkt me të vërtetën e madhe të ekzistencës tone dhe që është “ne të gjithë do të vdesim”. Nëse njeriu do të njohë veten duhet të jetë i vetëdijshëm për vdekjen personale që është e vetmja gjë e sigurtë në këtë botë. Mësoni ta përdorni këtë për të pasur efekte reale në jetën tuaj. Mjaft besuat në përralla. Askush nuk ka nevojë për ju. Asnjë nga ne nuk është aq i rëndësishëm sa të justifikohet shpikja e diçkaje kaq fantastike si përjetësia. Çdo luftëtar e di se fati i tij është i njëjtë me atë të çdo qenie të gjallë në këtë Tokë. Prandaj në vend që të krijojë shpresa të kota, ai punon shumë për t’iu larguar gjendjes njerëzore dhe për të arritur të vetmen dalje që ne kemi “thyerjen e barrierës së perceptimit”. Vdekja e mëson njeriun të bëhet i përgjegjshëm për jetën e tij dhe për veprimet që bën. Gjithë teoritë për mbijetesën e personalitetit janë rezultat i sugjestioneve sociale. Ato thonë që njeriu ka kohë, që ka një mundësi të dytë. Gënjeshtra! Çdo jetë është unike dhe ju shpresoni ta përsërisni atë? Ju kujtoni se jeni diçka unike, por UNI juaj s’është gjë tjetër veçse një shumë besimesh, kujtimesh, por asgjë konkrete. Të gjitha idetë për vdekjen rimishërimin etj vijnë nga frika e lashtë e qenieve njerëzore për vdekjen. Çdo kulturë ka sajuar shpjegimet e veta. Ka energji në univers te të cilat ne jemi të lidhur si unazat e një varëseje me njëri-tjetrin. Ne jemi ciklikë, ne jemi rezultati i një stampe të ndritshme dhe çdo here që një njeri lind ai merr natyrën e modelit që ekzistonte por kjo nuk do të thotë transferim memoriesh personaliteti etj., etj. Por studiues kanë vërtetuar që disa njerëz mund të kujtojnë jetët e kaluara? Ky është një interpretim i gabuar i fakteve. Çdo njeri mund të hyjë në sintoni me rrezatime energjie që kanë ndodhur më pare dhe të ndjejë që ka jetuar jo një por mijëra jetë por asnjë nga këto nuk është jeta e tij. Eksploroni veten, njihni veten dhe jetoni me intensitet si një luftëtar i vetëdijes. Kjo është një botë burg dhe kur ne të ikim nuk do të mund të marrim asgjë me vete. Qeniet njerëzore janë udhëtarë në natyrën e tyre. Të fluturojmë dhe të njohim horizonte të tjera është fati ynë.

 

Share it :