Deputeti I Partisë Socialiste Ben Blushi ka shkuar në qytetin e Shkodrës I shoqëruar edhe na deputetja e këtij qyteti Mimoza Hafizi. Në një deklaratë të përbashkët për mediat Blushi I shpreh:
“Referendumi është një tentative për t’u hequr të drejtën e votës anëtarëve të PS-së për të zgjedhur kreun e kësaj partie”. “Ky referendum është një vendim që bie ndesh me historinë e PS-së. Nuk dihen ende sa anëtarë do të votojnë dhe cilët do të votojnë”, vijoi më tej ai.
“Rama s’ka respekt për vetveten dhe do të nxjerrë anëtarët e PS-së në votim duke i kërcënuar me heqje nga puna për ta çuar pjesëmarrjen në 90 % në një kohë kur pjesëmarrja në zgjedhjet lokale dhe parlamentare ka qenë nën 50 %.
Ai ka grabitur mandatin dhe sajon referendum”, tha Blushi.
Blushi shpërndau edhe një letër me 20 arsyet kundër referendumit.







