Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në fjalën e tij të mbajtur në foltoren e Kuvendit është shprehur se në rendin e ditës do të duhej të ishte interpelanca me kryeministrin për aferën e laboratorit të drogës së vëllait të kryeministrit në Xibrakë.
Ndër të tjera Bardhi ka folur dhe për amnistinë penale ku ka renditur tre risitë e reja që janë futur në amendamentet e propozuara për miratimin e ligjit
“Mendoj që diskutimin për ligjin për amnistinë do ta bëjmë kur të vijë momenti për këtë ligj. Do të duhet ë të nisi seanca me pikën e parë të rendit të ditës është interpelanca me kryeministrin për aferën e laboratorit të drogës së vëllait të kryeministrit në Xibrakë.
Meqë u hap tema e amnistisë dua të sqaroj se çdo deputet ka të drejtën të paraqesë amendamente që miratohen në seancën parlamentare dhe grupi i PD ka paraqitur katër amendamente për këtë ligj.
Ftoj kolegët që e kanë shqetësim, jo për të bërë politikë për amnistinë apo për të bërë modelin e tij për të bërë politikë që ishte pazari, pazari, pazari të bëjë amendament dhe kuvendit të ketë mundësi ta shqyrtojë me përgjegjësinë të plotë.
Komisioni i ligjeve ka miratuar një draft ku edhe subjektet e të SPAK ishin përfitues por amendamentet tona dhe këtë e justifikonin me faktin që ulja e dënimit sipas traditës së këtij kuvendi kanë përfituar në mënyrë të barabartë të gjithë ata që ishin dënuar pavarësisht nga lloji i veprës.
Kuvendi gjatë kësaj legjislature ka shpallur si prioritet dhënien fund të pandëshkueshmërisë, si një mesazh politik që ky kuvend i përcjell edhe institucioneve të reja të drejtësisë në amendamentin e propozuar nga grupi parlamentar i PD ka tre risi me amnistitë që janë miratuar vitet e shkuara. Risitë janë që falen të gjithë protestuesit ndryshe nga lënia në rrugë e protestuesve si bëhej më para, asnjë anëtar i krimit të organizuar nga përfiton nga amnistia dhe risi e tretë është që asnjë subjekt i posaçëm i dënuar ose i hetuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia.”



