Berisha për vjedhjen e taksave “Pështyjeni Erjon Velinë po ta shihni në rrugë”

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka reaguar për vjedhjen e miliona eurove nga taksat e qytetarëve në bashkinë e Tiranës nga vetë drejtorët e këtij institucioni. Gjatë fjalimit që mbajti këtë të martë nga shtëpia e tij, ku po qëndron nën arrest, Berisha u bëri thirrje qytetarëve pështyjnë Erjon Veliajn nëse e shohin në rrugë, ta gjuajnë me vezë apo me domate si një vjedhës që qëndron në krye të bashkisë.

“Një i quajtur Edi Molla, me një ndërmarrje më një puntor, pa bilanc, ndërton hotel 20 milion euro në Durrës. Dhe punonjësja thotë: Eshtë i Lali Erit! Si mund të hyjë më në bashki hajduti? Nxirreni për zverku! Pështyjeni po ta shihni. Gjuajini me domate! Gjuajini me vezë! Largojeni hajdutin nga bashkia!” u shpreh Berisha.

“Erjon o horr! Mos u duk më në bashki! Jep dorëheqjen menjëherë!” ishte thirrja e Berishës për Velinë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi një protestë të premten në orën 11 nga Aleanca e teatrit para bashkisë së Tiranës, ku i bëri thirrje të gjithë mbështetësve të opozitës t’i bashkohen për dinjitetin e Tiranës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :