E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Ilda Zhulali Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike. Ajo ka komentuar mbi zhvillimet politike dhe 15 vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO dhe kontributin e PD në këtë zhvillim të madh.
Flavio Qarri: Cila është vlera sot dhe raporti i Shqipërisë më NATO-n
Ilda Zhulali: E para dy gjera për të vazhduar pak aty ku e la zoti Kollçaku. Jam shumë dakord që anëtarësimi në NATO është një nga arritjet më të jashtëzakonshme të historisë politike moderne shqiptare. Është një investim rek i cili ne duhet të shikojmë jo thjeshte çfarë kemi arritur 15 vjet më përpara, pra ditën kur u bëmë vend anëtar por edhe përgjegjësitë që kemi për të çuar përpara këtë arritje të jashtëzakonshme.
E dyta, kush i ka meritat për këtë proces. Anëtarësimi në NATO është një proces që i shërben gjithë shqiptarëve por meritën e padiskutueshme për udhëheqjen e këtij procesi e ka Partia Demokratike. Është partia që pati vizionin politik, Ne fillim të viteve ’90 jo të gjithë vendet ish komuniste i hodhën sytë drejt NATO-s. Përkundrazi, Shqipëria ka qenë vendi i parë në mënyrë absolute që e ka hedhur ketë hap dhe kjo ka ardhur vetëm si pasojë e vizionit që pati Partia Demokratike. Dhe duke para edhe atë se çfarë po ndodhte në rajon. Falë këtij vizioni u bë edhe ndërhyrja ushtarake nga SHBA që erdhi përmes paralajmërimit amerikan në ’92 të krishtlindjeve kur Amerika i tha Millosheviçit mos zbrit në Kosovë dhe mos zbrit në jug të Ballkanit. Pra ka një historik se si ka nisur kjo marrëdhënie dhe të mos harrojmë që në fillim të viteve ’90, Partia Socialiste trashëgimtare e Partisë së Punës ishte kundërshtare e NATO-s dhe kishte marksizëm – leninizmin ende në programin e saj politik. Ne duhet të jemi të vërtetë me historinë. Është e vërtetë që PS me pas u reformua së brendshmi, ndryshoi. Por fillimet saj nuk i ka pasur pro NATO.
Dhe në vazhdimësi në ardhjen në qeverisjen e dytë të Partisë Demokratike viti 2005 – 2009 janë ndërmarrë reformat më të jashtëzakonshme, reforma politike, ushtarake dhe te gjithanshme, sepse ky nuk është vetëm një proces ushtarak. Po është e vërtetë që ushtria shqiptare u transformua plotësisht sepse vinte nga një filozofi e popullit ushtar më një numër të madh rezervistesh të paaftë për tu mobilizuar ne kohë , e kequshqyer me armatime të vjetruara etj… Ju e mbani mend numrin e jashtëzakonshëm të bunkerëve që u ndërtuan në Shqipëri. Por kjo nuk ishte mënyra se si organizohej mbrojtja e Shqipërisë. Përkundrazi i gjithë ky sistem u shndërrua në një formë të atillë që do ti bënte forcat e armatosura të ishin të përgatitura për tu mobilizuar me shpejtësi dhe me sukses dhe që ne te ishim të aftë të ndërmerrnim operacione jashtëzakonisht të vështira si ai i Afganistanit, Irakut etj…
Por anëtarësimi në NATO se pari dhe mbi të gjitha është një proces politik. Duhet ta theksojmë këtë. Dhe çfarë do të thotë kjo që ti ke një qeverisje demokratike, që ti ke një shtet të së drejtës, që ti respekton disa standarde. Sepse ushtri kishin edhe vendet e traktatit të Varshavës por ku ishte ndryshimi ndërmjet këtyre vendeve të NATO-s dhe Traktatit të Varshavës ishte në radhe të parë forma e qeverisjes….




