Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi në një konferencë për mediat arrestimet e drejtorëve në Bashkinë Tiranë.
Ai nuk përmendi me emër kreun e Bashkisë, Erion Veliaj, por theksoi se dirigjuesi i korrupsionit është Edi Rama.
“Qëndrimin tim e dini. Historia e drejtorëve e ministrave, e zv/kryeministrit, kryetarëve të bashkive, është një histori bedelesh. Dihet që në krye të piramidës është Edi Rama dhe SPAK është një instrument i Edi Ramës që sa herë plasin skandale, përpiqet të krijojë idenë se po goditet korrupsioni, ndërkohë që gjithçka është me regji të Edi Ramës. Korrupsioni vazhdon gjithnjë e me ritme të shpejta”, u shpreh ai.




