Meta: Partia e Lirisë ka prioritet ndalimin e shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve të reja!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ka vizituar në ditën e Pashkëve maternitetin e Sarandës, ku ka uruar kryetarin e PL në Piqeras, për lindjen e djalit të tyre!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ndau me ndjekësit foto nga vizita, meta tha se PL ka prioritet madhor ndalimin e shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve të reja!

Postimi i plotë:

Shumë i lumtur që në Festën e Pashkës së Madhe të vizitoj maternitetin e Sarandës për të uruar Fabiolën dhe Ervisin, Kryetarin e Partisë së Lirisë në Piqerasin e mrekullueshëm, për lindjen e djalit të tyre! 💐

Me jetë të gjatë dhe plot shëndet! 🙏🏻❤️

Sa më shumë gëzime të tilla ju uroj të gjithë çifteve të reja shqiptare!

Partia e Lirisë ka prioritet madhor ndalimin e shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve të reja!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :