Është konstituuar sot në Komisionin e Ligjeve, grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ligjet me shumicë të cilësuar në Kuvend.
Oerd Bylykbashi foli pas përfundimit të mbledhjes duke thënë se prioriteti kyç është Reforma Zgjedhore.
“Prioritet i opozitës është pikërisht trajtimi i reformës zgjedhore do të trajtohen edhe çështje të tjera. Amnistia penale nuk ishte çështje që u diskutua, ajo që ramë dakord është që do të listohet në një mbledhje objekti i punës, çështjet që janë prezente në kuvend për t’u zgjidhur, çdo gjë në hapësirën që do të përcaktojë. Ai është vendim i konferencës së kryetarëve, puna do të jetë transparente”, deklaroi Bylykbashi.
I pyetur nëse do të përfundojë apo jo në kohë, Bylykbashi tha se është çështje që i përket vullnetit politik mes palëve.
“Është çështje e vullnetit politik, veçse është një detyrim që vjen nga detyrimi që Shqipëria ka si vend anëtar i OSBE, detyron të gjitha shtet të ndjekin pa vonesë rekomandimet, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse do të ketë vullnet nga maxhoranca angazhimi ynë është i plotë”, tha Bylykbashi.




