Nga Besart Xhaferri:
Patronazhistët e Partisë Socialiste në administratë, nën ethet e objektivit të liderit suprem për 50 mijë anëtarësime të reja, kanë nisur presionet karshi punonjësve të administratës.
Duke u përmendur pagën që marrin në shtet, u kërkojnë punonjësve të administratës që të anëtarësojnë në PS, familjarët e ngushtë, të afërmit dhe të njohurit, kryesisht të rinj.
Punonjësit thirren nga drejtuesit e institucionit që në prani të patronazhistit, u vendoset kusht i panegociueshëm, anëtarësimet në PS.
Edi Rama dhe shpura e tij rë ndalin urgjentisht këtë marri, pasi po nëpërkëmbet dinjiteti i punonjësve të shtetit, që do duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.
Fatura miliona euro e shkarkimeve të padrejta nga puna po paguhet nga taksat tona, ndaj kjo reprezalje duhet ndalur urgjentisht.
Ftoj punonjësit e administratës që janë të kërcënuar t’i drejtohen institucioneve ligjzbatuese urgjentisht dhe të denoncojnë me emra shantazhuesit.




