“Armata” e të pastrehëve, në Shqipëri përbëhet nga 35 mijë vetë

Lypsaret-1-1385797260 00_12_1405508437918895735 16_06_15_104005_lypes

 

Strategjia për strehimin vë në dukje se, programet e strehimit social tërheqin familjet me të ardhura mesatare 6 deri në 8 herë më të larta se kufiri i varfërisë

 

Numri i të pastrehëve deri vitin që kaloi, i ka arritur në mbi 35 mijë, por sakaq varfëria e tejskajshme në të cilën ndodhen këto familje nuk u mundëson atyre mundësinë e pajisjes me banesa sociale. Dokumenti i strategjisë së strehimit 2005 -2015 vë në dukje se shumica e personave kanë bërë kërkesë në programin e banesave me kosto të ulët. Konkretisht, 64,9 për qind ose mbi 22 mijë të interesuar kanë bërë kërkesë për banesa me kosto të ulët, 30,94 për qind kërkojnë të strehohen në banesa sociale me qira, 1,94 për qind dhe 1,13 për qind për truall të pajisur me infrastrukturë .

Numri i personave që kanë bërë kërkesë për banesa me kosto të ulët është 2,1 herë më i lartë se i atyre që kanë bërë kërkesë për banesa sociale me qira.

Sipas dokumentit qeveritar për strehimin, bashkitë me numrin më të madh të kërkuesve janë Tirana, Elbasani, Korça, Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra, Kuçova, Lezha dhe Saranda. Bashkitë me numrin më të vogël të kërkuesve janë Leskoviku, Roskoveci, Divjaka, Ura Vajgurore, Orikumi, Maliqi, Patosi, Burreli, Tepelena.

Ndërkohë, numri i përfituesve në programet e banesave sociale gjatë periudhës 2005-2014 është 5.0217 ose 14 për qind e nevojtarëve port strehim. Nga të akomoduarit 2,68 për qind kanë përfituar banesa sociale me qira dhe 17,6 për qind kanë përfituar banesa me kosto të ulët dhe 88,64 për qind e e përfituesve kanë përfituar subvencione për banesa.

Strategjia për strehimin vë në dukje se, programet e strehimit social tërheqin familjet me të ardhura mesatare 6 deri në 8 herë më të larta se kufiri i varfërisë. “Një prej programeve më të mëdha (programi me banesa me kosto të ulët) nuk është i përballueshëm për të varfrit; për këtë arsye, të varfrit nuk përfitojnë nga ky program” thuhet në dokument.

Gjithashtu, procedurat bankare janë tepër të gjata dhe të kushtueshme, nëpunësit e njësive vendore dhe punonjësit e bankave shpesh u japin përparësi miqve dhe nëpunësit e njësive vendore i nxisin individët të bëjnë kërkesë për strehim social edhe nëse këta nuk i përmbushin kriteret e vendosura me ligj, vënë në dukje ekspertët e qeverisë.

Nga ana tjetër programi i banesave sociale me qira ka më shumë gjasa të ketë në fokus familjet me të ardhura të ulëta. Por megjithatë, njerëzit që jetojnë afër ose nën kufirin e varfërisë nuk mund ta përballojnë këtë program. Përveç kësaj, programi i banesave sociale me qira nuk trajton nevojat e personave me aftësi të kufizuar. Programi më i vogël është ai i subvencioneve të strehimit. Subvencionet e strehimit shihen si zgjidhje e përkohshme e problemeve të strehimit dhe sakaq nuk ka ndonjë rregull për të dekurajuar varësinë ndaj programit.

Këto rezultate sugjerojnë se programet e strehimit social duhet të zgjerohen më tej për të përmbushur kërkesat e grupeve në nevojë. Njëkohësisht, programet e strehimit social duhet të riorientohen drejt shtresave në pozita të pafavorizuara. Deri tani, pjesa më e madhe e burimeve janë alokuar në përfitim të shtresës së mesme. Ndërkohë që mbështetja e kësaj shtrese është e rëndësishme, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe grupeve më të varfëra.

Një nga sfidat kryesore është riorientimi i programeve sociale drejt grupeve në pozita të pafavorizuara.

Një tjetër sfidë është vënia në funksion e programit të pajisjes së truallit me infrastrukturë, program i cili deri tani nuk është zbatuar.

 

Bashkitë

 

Zgjedhja e kryebashkiakëve të rinj dhe, sidomos, heqja e ndalimit qeveritar për lejet e ndërtimit është shoqëruar me një vërshim të lejeve nëpër bashkitë e reja. Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallet në tremujorin e katërt të vitit 2015, për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për objektet te reja. INSTAT raportoi se në tremujorin e katërt 2015 janë miratuar gjithsej 45 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 61.449 metër katror nga vetëm 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë. Duket se kryebashkiakët e rinj kanë sjellë energji të reja në administrimin ë njësive administrative duke shtruar numrin e lejeve, pavarësisht se ne qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi hapësirat janë në të sosur.

Numrin më të madh të lejeve e ka dhënë Fieri me 13 të tilla. Më pas Tirana me 11 leje, Elbasani me 7 leje, Durrësi me 5 leje, Shkodra me 5 leje, Vlora me dy leje , Dibra dhe Gjirokastra me nga dy leje.

Gjatë tremujorit të katërt 2015 numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 45 ku përqendrimin më të madh e ka qarku i Fierit me 28,9 % dhe Tiranës me 24,4 %.

Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 51,1 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesa për hotele, tregtare industriale dhe të tjera) zë 48,9 %.

Përformanca e sektorit ndërtues vijoi të mbetet në kahun rritës përgjatë gjithë vitit 2015. Pas rritjes me 24.8% në tremujorin e dytë, vlera e shtuar e ndërtimit shënoi rritje të lartë vjetore me 16.5% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015. Aktiviteti ndërtues duket të ketë frenuar gjallërimin e lartë të tremujorit të dytë, ndonëse zhvillimet pozitive të vlerës së shtuar të sektorit vazhdojnë të mbeten mbi mesataren historike të rritjes.

Megjithatë, bizneset nuk kanë rritur normat e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre aktuale, të kufizuar në një masë nga kërkesa e pamjaftueshme27. Kjo gjë që mund të sinjalizojë ngadalësim të ritmeve të rritjes së ndërtimit në fundin e vitit 2015.

Indeksi i çmimit të banesave ra me 4.8% në tremujorin e katërt të 2015 pasi ishte rritur me 2.3 dhe 5.4% dy tremujorët e mëparshëm.

Share it :