Nga afati i hetimeve tek dëshmitarët, zbardhet plani paraprak i Komisionit për Koncesionet në Shëndetësi

Këtë të hënë është zhvilluar mbledhja e parë e Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncesionet në Shëndetësi, ku do të hetohet për 4 muaj koncesioni i sterilizimit dhe ai i check up-it, të cilët po ashtu janë nën hetim edhe nga organet e drejtësisë.

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi mori 95 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër të enjten e kaluar në Kuvend, teksa ishte pjesë e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës që riktheu normalitetin në Kuvend.

Konkretisht, hetimi do te përqendrohet:

i) Cili është kuadri ligjor që rregullon lidhjen e kontratave për shërbimin publik te sterilizimit dhe check-up ne shëndetësi?

üi) A ka pasur shkelje te këtij kuadri ligjor gate procedurave per përzgjedhjen e fituesit h e lidhjen e kontratave publike të sterilizimit h e check-up?

iii) Cilat kanë qenë organet a funksionarët publike te ngarkuar me perzgiedhien e operatorëve ekonomike dhe lidhjen e kontratave publike te sterilizimit dhe check- up?

iv) Cilat kane qenë organet a funksionaret publike te ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit te kontratave publike të sterilizimit d e check-up?

V) Si i kane kryer keto organe/funksionare detyrat qe i ngarkonte Kushtetuta, ligji, aktet nenligjore h e kontratat publike?

Vi) A kane kryer shkelje? Nëse po, cilat jane këto shkelje d e cilat arsyet/motivet

që këto subjekte kane kryer shkelje te Kushtetutës, ligjit, akteve nënligjore apo dispozitave kontraktore?

Gjithashtu në planin paraprak të Komisionit Hetimor  behët me dije se përveç marrjes se informacioneve zyrtare, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi, do te përdore te githa metodat e hetimit tè parashikuara nga legislacioni ne fuqi, përfshire kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Komisioni do te administroje te gjitha raportet që i referohen çështjeve, qè janë objekt i veprimtarisë se tij.

Gjithashtu janë zbardhur edhe emrat e personave që do të thirren si dëshmitar, ku lista nis me kryeministrin Edi Rama dhe vijon me ish-ministrin nën hetim nga SPAK, Ilir Beqaj. Po ashtu, do të thirren dhe ortakët dhe administratorët e dy komisioneve.

LISTA

1-Edi Rama
2-Ilir Beqaj
3-Ogerta Manastriliu
4-Shkëqlim Cani
5-Anila Denaj
6-Albana Kociu
7-Klodjan Rjepaj
8-Geraldina Prodani
9-Ortaket dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje; Endri Shabani, Pano Soko, Artan Koni
11-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy komisioneve
12- Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshem që nga firmosja e kontratave deri në zbatimin
13-Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
14-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet
15-Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik
16-Avokatura e Shtetit
17-Çdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar

Ata do të merren në pyetje nga komisioni hetimor parlamentar brenda datës 10 Qershor. Sa i përket emrave të ekspertëve, komisioni vendosi që ti caktojë në mbledhjen e ardhshme, që do të njoftohet në vijim.

 

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :