Akuzohet për fraza raciste/ Italia e largoi nga grumbullimi, Açerbi: Kam 20 vite futboll, unë e di atë që them

Françesko Açerbi ka lënë sot grumbullimin me përfaqësuesen e Italisë, pasi është marrë vendimi që ai të qëndrojë jashtë ekipit derisa të sqarohet situata me akuzat e ngritura kundër tij nga Huan Zhezus. Futbollisti i Napolit kishte akuzuar atë të Interit se kishte përdorur fraza raciste ndaj tij gjatë ndeshjes së të dielës në darkë.

Duke u larguar nga qendra stërvitore, mbrojtësi i Interit ka dhënë deklarata për mediat, duke insistuar se nuk kishe përdorur asnjë fjalë fyese ndaj lojtarit të Napolit.

“Nuk kam thënë asnjë frazë raciste, kjo është pak po e sigurt. Jam shumë i qetë. Dhe tani po i them ik q*** racizmit. Fraza raciste nga goja ime nuk kanë dalë kurrë, pak po e sigurt. Huan Zhezus mund ta ketë kuptuar keq, unë e di që nuk kam thënë fraza raciste. Kam 20 vite që luaj futboll dhe e di atë që them. Ajo që ndodhi më pas në Kombëtare janë gjëra tonat”, tha Açerbi teksa largohej nga grumbullimi me përfaqësuesen italiane.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :