“Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall non-grata tre zyrtarë të lartë në rajon

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non-grata” sot tre zyrtarë në rajon, duke vendosur emrat e tyre në listën e zezë të Departamentit të Shtetit.

 

Lista përfshin nga sot ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva; kryetarin aktual të Karposhit, Maqedonia e Veriut, Stevço Jakimovski; dhe ish-kryetarin e Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku pasi sipas DASH ata janë përfshirë në minimin e sundimit të ligjit dhe besimit të publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :