Nuk ka Trump, Biden, apo Melon që e shpëton Edi Ramën’

Nga Edith Harxhi

Në zgjedhjet Amerikane të vitit 2016 dhe më pas në 2020 kam shprehur qartë qëndrimin tim pro Trump dhe e kam mbrojtur atë në çdo media në Shqipëri.Është e natyrshme si e djathtë dhe konservatore të jem pro të djathtës dhe republikanëve në ShBA dhe Konservatorëve në Mbretërinë e Bashkuar. Që prej BREXI-t që mendoj ende se ishte lëvizja më e mençur e britanikëve për të dalë më vete BE-së, zgjedhjet në ShBA në 2016 dhe më pas në 2020 ishin për mua një ogur i mirë për tu larguar nga establishmenti i korporatave dhe establishmenti politik që krijoi globalizmi i deformuar.Ky establishment është munduar të krijojë një rend të ri botëror, ku sovranizmi duhet shuar me çdo kusht dhe kufijtë midis shteteve duhen zëvendësuar me anarki globale, përzierje racash e kulturash, këmbim popullsie, largim nga e kaluara dhe zhdukje të trashëgimisë e historisë së popujve si dhe një kulturë e re postmoderniste, transgjinore dhe pa rend dhe pafamilje e cila ish përcaktuar qartë që në librat e shenjtë.

Pikërisht sepse jam kundër kësaj politike globale për të tjetërsuar popujt dhe kulturat, vazhdoj të mbështes dhe promovoj fuqishëm parimet konservatore si e vetmja shpresë për tu kthyer në një shoqëri ku individi dhe komuniteti janë më të rëndësishmet dhe ku liria, familja, kombi dhe besimi janë mbi gjithçka.

Megjithëse e pranoj Amerikën aleatin tonë strategjik ashtu siç është me të mirat dhe mangësitë e veta, respektoj çdo administratë amerikane si vullnet i shprehur i miliona amerikanëve. Ajo lufton për interesa të veta strategjik dhe ne jemi vetëm një bulëz uji në to.

Prej vitit 2021, kam gjykuar si vendim krejtësisht të pamatur dhe të gabuar nxjerrjen non grata të liderit të opozitës antikomuniste shqiptare dhe arkitektit të Shqipërisë demokratike Z. Berisha. Është fare e qartë që lobimi i elitës neo komuniste në Shqipëri së bashku me rrjetin e George Soros që lufton për ‘rendin e ri botëror’ që fatkeqësisht është më vrastar se komunizmi vetë, kanë bërë të mundur këtë vendim kaq fatal për opozitën në Shqipëri dhe Shqipërinë vetë.

Qëndrimi i Edi Ramës në pushtet me çdo kusht dhe autokracia e re në Shqipëri ju konvenon disave sot për të ruajtur një lloj stabiliteti relativ në Ballkan në këto kohë luftrash dhe për të bërë më shumë para.

Kjo nuk do të thotë që çdo kush që do të ishte në krye të ekzekutivit në Shqipëri nuk do të bënte gjithçka për të ruajtur stabilitetin e kërkuar dhe të dëshiruar në Ballkan.

Por jo kundër interesave kombëtare dhe duke flirtuar me Serbinë dhe duke i shkel syri sanksioneve ndaj Rusisë e duke përzënë shqiptarët nga vendi i tyre.

Ky sulm ndaj opozitës antikomuniste në Shqipëri në një kohë kur bota perëndimore e ka harruar që komunizmi ishte drama më e rëndë e njerëzimit deri 30 vite më parë, ka bërë që sot Shqipëria të rrënohet për brenda dhe perëndimorët të duartrokasin dhe të vazhdojnë marrëveshjet me Edi Ramën duke e ditur që ai shet interesat e vendit të tij, që është autokrati më i rëndomtë, aventurieri politik më perfid, dhe pazarxhiu më i madh.

Pra të tjerët po përfitojnë në kurriz të Shqipërisë nga dëshira dhe nevoja për pushtet si Putini, i një lideri periferik dhe bufon.

Marrëveshja e marrjes së emigrantëve afrikanë ishte e tillë, mbyllja e syve para futjes së investimeve të dyshimta nga parajsat fiskale në Portin e vjetër 4 mijë vjeçar të Durrësit, lobimi me njeriun më të fuqishëm të kundërzbulimit të FBI amerikane McGonigal, samitet ndërkombëtare prej letre dhe pa substancë në Tiranën e betonizuar nga paratë e drogës, Butrinti që po tjetërsohet si pasuri e trashëgimisë botërore dhe së fundi dhënia e ishullit të Sazanit për llogari të dhëndrit të Presidentit Trump.

Të gjithë thonë sa i fortë paska qenë ky njeri që arriti të gjitha këto dhe vazhdon të qëndrojë në pushtet duke bërë favore ndërkombëtare dhe duke shitur çdo pëllëmbë tokë të Shqipërisë pasi provoi të shesë Kosovën, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet dhe për tu amnistuar politikisht.

Unë jam kundër të gjitha këtyre sa më lartë dhe shumë e shumë aferave të tjera që ndoshta ende nuk i dimë por një ditë do ti mësojmë.

Dhënia e Sazanit si zonë e mbrojtur kujtdo qoftë dhe për interesa meskine të një njeriu të etur për pushtet dhe para si Rama, më trishton, pavarësisht faktit që duke parë gjithë bregdetin shqiptar tek shkatërrohet nga lloj, lloj investitorucësh ‘strategjik’ ‘çuna lagjesh’, pa asnjë kacidhe dhe pa vizion dhe që shkelën e dhunuan mbi pronat e shqiptarëve që nuk i morrën kurrë ato që ju kishin lënë baballarët, them më mirë që vjen një amerikan si Jared Kushner.

Por, nga ana tjetër tjetërsimi i çdo prone publike dhe private nga një njeri që çfarë ti zejë syri i ve gishtin dhe e shet, blen dhe e rrjep për interesa personale, është një krim kombëtar që nuk mund të kapërdihet më.

A do të marrë fund ndonjë herë kjo sagë 11 vjeçare e një autokrati krejtësisht të pandërgjegjshëm që shkatërroi vendin e tij, e përdor si plaçkë lufte dhe e shet për të qëndruar në pushtet?

Ka shembuj të tjerë në botë por popujt e ndërgjegjshëm reagojnë, ngrihen dhe e rrëzojnë.

Mos mendojë kush se Rama amnistohet apo qëndron në pushtet me këto përdredhje majtas djathtas apo shitje blerje të plaçkës së luftës së quajtur Shqipëri. Vetëm ndërgjegjja popullore është përcaktuese, e shprehur me revoltë apo me votë kur kjo e fundit është e lirë.

Nuk ka Trump, Biden, apo Melon që e shpëton këtë autokrat kur të vijë dakiku popullor.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.