Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Berishën dhe Malltezin

Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi, ku do të shqyrtohej revokimi i masës së sigurisë.

Të dy kërkojnë heqjen e masës ‘arrest shtëpie’, ndërsa çështja gjyqësore është bashkuar në një nga GJKKO dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Seanca e radhës do të mbahet më 12 mars, ora 15:00.

Avokatet kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe në të njëjtën kohë depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjokës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :