Pas kritikave të shumta që u adresuan për këngën “Fairytale” të këngëtares Eneda Tarifa, pjesëmarrëse në Eurovizion, duket e do të bëhen ndryshime në versionin anglisht të pubilikuar pak ditë më parë. Olsa Toqi kompozitorja e këngës ka deklaruar në media se shumë fansa të këngës po kërkojnë që ajo të rikthehet në versionin e vjetër të saj në gjuhën shqipe. Olsa Toqi shprehet se ende nuk është vendosur se versioni anglisht i publikuar do të jetë përfundimtari që do të ngjitet në skenën e Stokholmit në 12 maj duke lënë të hapur mundësinë se kënga po rishihet. “Nëse do bëhet ndonjë dryshim do jetë vetëm një refren në gjuhën shqipe, për t’ja bërë qejfin disa fansave!” ka thënë Toqi për Magazina.al. Pra, mesa duket kritikat e bërë për këngën e publikuar kanë qenë të drejta.



