Në mesazhin e tij të përditshëm për protestuesit e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumanin në pikën e tij më të fortë, reputacionin si një njeri i pakorruptuar.
Berisha e quajti Dumanin “të ndershmin e Edi Ramës” duke thënë se në deklaratën e pasurisë ai ka tre shtëpi, megjithëse kishte të deklaruar vetëm rrogën e shtetit, ndërsa bashkëshortja merrej me përkthime. Sipas Berishës, Altin Dumani ka deklaruar se një nga shtëpitë që ka, ia ka falur kisha.
“Çfarë mund ti thuhet Dumanit të partisë, këtij të ndershmi, siç gabojnë verbërisht disa, që në 2016 do të deklaronte 3 apartamente, pa asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës së shtetit dhe disa parave me përkthime nga e shoqja. Nga 3 apartamentet, Dumani i ndershmi i Edi Ramës, deklaron se njërin ja ka fal kisha.




