Banorë të krahinës së Lumit të Vlorës janë mbledhur sërish për të protestuar, kundër një projekti të qeverisë.
Bëhet fjalë për ndërtimin e ujësjellësit në fshati Kuç, i cili do të marrë ujë te lumi i Shushicës.
Me pankarta në duar dhe me sloganin“ Larg duart nga Shushica”, banorët thonë se lumi është i vetmi burim për ujijtjen e tokave bujqësore.
Ndërsa ndërtim i ujësllësit do të ndikojë negativisht.
Realizimi i këtij projekti ka dëme kolosale në të gjithë zonën. Ky projekt i devijimit të ujit prish balancën jetësore të të gjithë krahinës, atë balancë që janë dashur qindra vite për ta ndërtuar.”
“Jemi kundër këtij projekti dhe nuk do të lejojmë që ne të na marrin ujë dhe t’ia kalojnë Himarës




