Austri, vrìtèn katër gra dhe një vajzë e mitur

Autoritetet austriake po hetojnë vrasjet e katër grave dhe një vajze 13-vjeçare në Vjenë brenda një dite, duke përfshirë tre të gjetura të vrara me thikë në një bordello.

Trupat e tre vajzave të reja u gjetën me plagë vdekjeprurëse me thikë në një bordello në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak të premten mbrëma pasi një dëshmitar njoftoi policinë, raporton “The Guardian”.

Një burrë, 27 vjeç, që mbante ende një thikë që besohet se ishte arma e vrasjes, u arrestua aty pranë me dyshimin për kryerjen e vrasjeve, tha policia të shtunën.

Nuk është dhënë asnjë motiv për vrasjet dhe i dyshuari ishte ende duke u marrë në pyetje, njoftoi agjencia austriake e lajmeve APA.

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :