Sipërfaqe të mëdha toke bujqësore po humbasin çdo vit në fshatrat e Fierit si pasojë e erozionit nga lumi Vjosë.
Vetëm në zonën e Frakullës, Vjosa ka zhdukur përgjatë viteve të fundit mbi 55 ha, pjesa më e madhe pyje. Situata më problematike është në Kashisht, pasi rrezikohen edhe shtëpi.
Banorët thonë se argjinaturat janë dëmtuar dhe nuk mund të mbrojnë dot as tokat e as banesat nga erozioni. Për të shmangur pasojat e erozionit banorët kërkojnë nga institucionet ndërhyrje përmes investimeve.



