Afera e portit të Durrësit/ Igli Cara: Do duhen 200 vjet për të larë investimin

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka akuzuar Edi Ramën për aferën e Portit të Durrësit.

Në postimin e tij në Facebook, Cara thekson se do të duhen 200 vjet për të larë investimin dhe se Durrësi humb 231 milionë euro taksa.

Postimi i plotë:

Deklaratat publike të Rama & CO ja kanë lënë vendin njëra-tjetrës, që nga momenti, kur nga “hiçi” doli në skenë projekti i shkatërrimit të portit më të madh në vend.

Nga financimi kredi prej 2 miliardë euro, që paguan APD, u kalua te PPP (44% shteti dhe 56 % privati).

Së fundmi, Rama foli për financim të brendshëm.

Ndryshimet e humorit të KM, që ç’thotë natën i bën ditën dhe ç’thotë ditën i bën natën, tregojnë mungesën e një strategjie për nyjen më të rëndësishme tregtare në vend. Fshehja e vlerës reale dëshmon se KM i bën hesapet në interes të përfitimit vetjak, duke fshirë me një të rënë të lapsit, atë që thotë vetë me zë dhe figurë.

Për kujtesë!

Porti i Ri, bazuar në fluksin ekonomik dhe bilanceve ndër vite, në rastin më të mirë fiton 5 milionë euro në vit.

Vetëm faza e parë eshte afro 500 milionë euro, ndërsa përfundimi 1 miliardë euro.

Me një llogari të thjeshtë duhen të paktën

200 vjet për të marrë mbrapsht investimin.

Shqiptarëve ju grabit një pronë publike siç është porti aktual bashkë me asetet me vlerë rreth 3 miliardë euro, sipas Monitor.

Në të njëjtën kohë janë 231 milionë euro të falura, taksa të qytetit të Durrësit, që do të duhej të ishin kthyer në investime për banorët e qytetit.

Tashmë do të paguajnë 1 miliardë euro që i duhen 200 vjet per t’u rikuperuar.

Mos harroni!

Janë para që do i paguajmë nga xhepat tanë. Një borxh që nuk e kemi kërkuar, por që do ta shlyejmë ne, të gjithë pa përjashtim dhe brezat ne vazhdim.

Kaq e thjeshtë dhe e dhimbshme është e vërteta!

Gjithçka që thuhet nga Rama, Alabbar & Co janë demagogji e pastër për të justifikuar vjedhjen më të madhe që nga krijimi i shtetit shqiptar.

Grabitje ditën për diell, duke lënë pas pluhurin e një projekti që nuk do të përfundojë asnjëherë!

Historia përsëritet!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.