Gonxhja u bë ministër se ndau restin me Ramën/ Berisha: Qytetarët do e fshijnë Surrelin nga faqja e dheut

Edhe këtë mbrëmje, Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja e banesës së tij, para mbështetësve që janë grumbulluar poshtë pallatit, ndërsa ndodhet nën arrest shtëpie. Berisha akuzoi Blendi Gonxhen se para se të bëhej ministër, ndau restin me Ramën

Mos harroni se paratë e djegësave gjer tani 130 milionë, kanë bykosur me dhjetëra media dhe gojë.

Kanë verbuar dhe kanë bukosur edhe prokurorët e Skapit të partisë.Ta pyesim pak, ish-oficerin e sigurimit të Enver Hoxhës, që qëndron në detyrë në shkelmim të plotë të ligjit, a ke fytyrë, a ke karakter, a ke nder, a ke dinjitet?

Asnjërën prej tyre nuk ke ti që heton dy vite Erion Veliajn dhe nuk e merr njëherë në pyetje autorin kryesor të djegësit të Tiranës.

Pse talleni ju me shqiptarët o kriminelë? Populli do vijë tek ju, ju garantoj se në plehra do të keni vendin me këto krime që kryeni, me këtë mburojë që u bëni Edi Ramës, Agaçit, Erion Veliajt, hajdutëve të mëdhenj të aferës së shekullit.

Pra miqtë e mi, afera e shekullit pret përgjigje, pret gjykim. Gjykatës, prokurorë do jeni vetëm ju, ju ata të cilët janë mburojë e Edi Ramës. Jo ata të cilët janë bërë sot grup i strukturuar kriminal që mbrojnë Edi Ramën.

Çdo ditë dalin në pah skandale dhe superskandale.

Këto ditë po lexoja, i famshmi, hajduti numër 3 në serialin e hajdutëve të kombit, Blendi Gonxhe, para se të emërohej ministër, kishte mbyllur tenderin për ndërtimin e ndërtesës së drejtorisë së transportit.

Me sa, thoni ju? 1350 euro metrin katror në ndërtim. Ja ku është ministria e financave.

Para një viti ka vlerësuar me 300 euro metrin katror në një zonë që është ngjitur me qendrën e Tiranës, kurse për hajdutin Gonxhe, kostoja e ndërtimit shkon e barabartë me atë të Erion Veliajt në shkollën ‘Sami Frashëri’, shkon pra 1350 euro metri katror.

Po ku shkuan këto kur ajo ndërtohet maksimumi me 250-300 euro metri katror? Si doli Gonxhja ministër?

Gonxhja doli ministër se ndau restin me Edi Ramën, se përndryshe hajduti duhet të shkonte në burg.

Por Edi Rama e ka Skapin në xhep dhe atë e bën ministër dhe jo në burg.

Së fundmi, përsëri t’i themi Edi Ramës: Edi Rama, kjo rruga nën ballkon çdo ditë e më shumë zgjerohet dhe bëhet autostradë e shpresës për shqiptarët.

Kjo rruga nën ballkon, çdo ditë, çdo natë shndrit më shumë, rrezaton më shumë shpresë, vendosmëri për mbarë shqiptarët.
Kurse Surreli yt, çdo natë e më shumë, zhytet në errësirë.

Syrreli yt, çdo natë e më shumë ngjet me një kalbësirë që pret vrullin e qytetarëve për ta fshirë nga faqja e dheut.

Edhe njëherë, mirënjohjen time më të pakufishme për ju që lini çdo gjë dhe ngriheni për të mbrojtur të vërtetat në rrugën e shpresës, në rrugën e besimit, në rrugën e fitores.

Nderim të madh për ju.

Ftoj demokratët të bashkohen me ju dhe të ecim të sigurt drejt fitores së merituar.
Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.